Dhoma Kombëtare e Zanatçinjve të Republikës së Maqedonis shprehu mbështetje të fortë dhe të qartë për aktivitetet e ministers së Energjetikës,Minierave dhe Burimeve Minerale,Sanja Bozhinovska,të cilat kanë për qëllim mbrojtjen institucionale të rubinit maqedonas-i vetmi rubin natyror në Evropë,që nxirret dhe përpunohet ekskluzivisht në Prilep dhe Marnovë.
Në takim me ministren Bozhinovska morën pjesë kryetari i dhomës,Agron Fazlizi,Anëtarja e organit mbikëqyrës,Sona Velonova,Drejtoresha e Dhomës Republikane,Elena Spasova,si dhe promovuesi I vjetër i rubinit maqedonas Deko..
Përfaqësuesit e Dhomës vlerësuan se mbrojtja instuticionale e iniciuar nga ministrja do t’i japë një “erë të fortë në shpinë”zanatçinjve maqedonas.Ata theksuan se veprat e punuara me dorë- bizhuteri dhe objekte artistike me rubin maqedonas – do të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare si një symbol autenik i trashëgimisë së tij natyrore dhe kultirore
Në shenjë mirënjohjeje,ministers Bozhinovska iu dhurua një dhuratë simbolike – një çelës I punuar me dorë,dizajnuar nga Sona Velanova,në të cilin janë përfshirë minerale nga toka maqedonase,i quajtur “Çelësi Maqedonas”.Kjo dhuratë unike,e punuar me teknika tradicionale zanatçie,simbolizon hapjen,besimin dhe rrugën e përbashkët drejt ruajtjes së trashëgimisë kombëtare.
Gjatë bisedës,zanatçinjtë shprehën gatishmërinë për ta mbështetur në mënyrë aktive procesin e mbrojtjes dhe promovimit të rubinit maqedonas,por gjithashtu kërkuan mbështetje nga Ministria për krijimin e kushteve që ndihmojnë zhvillimin e zanatçisë.Ata theksuan se është e nevojshme ndihmë instuticionale për të lehtësuar barrierat administrative dhe financiare me të cilat përballen,përfshirë edhe faturat e larta të energjisë elektrike
Ministrja Bozhinovska e konfirmoi përkushtimin e saj ndaj procesit të mbrojtjes dhe afirmimit të rubinit maqedonas,dhe theksoi rëndësinë e zanatçinjve si ruajtës të trashëgimisë kulturore dhe natyrore:
“Besoj në fuqinë dhe talentin e tyre.Do të bëjmë gjithqka që Maqedonia të ruajë autenticitetin e saj,të mbështesë krijimtarinë dhe të sigurojë një të ardhme ku tradita jeton përmes duarve të gjeneratave të reja.”Rubini maqedonas është pjesë e identitetit kombëtar.Së bashku me zanatçinjë,do të punojmë që vlera e tij të përcillet në çdo ekzemplar të punuar,në mënyrë që Maqedonia të prezantohet para botës me një symbol autenik të bukurisë dhe traditës së saj”
Me respekt ,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale