Efiçenca e energjisë në praktikë – „Lazo Angelovski“është një nga shkollat e para me sistem për monitorimin e konsumit të energjisë

Efiçenca e energjisë në praktikë – „Lazo Angelovski“është një nga shkollat e para me sistem për monitorimin e konsumit të energjisë

Ministria e Energjetikës,Minierave dhe Burimeve Minerale sot e vizitoi shkollën fillore “Lazo Angelovski”në komunën Aerodrom,ku tashmë janë instaluar dhe fuunksionojnë me sukses sistemet moderne për matje inteligjente dhe menaxhim të konsumit të energjisë elektrike-pjesë e inciativës që filloi me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me Telekomin Maqedonas.

 

Në vizit morën pjesë ministresha Sanja Bozhinovska,drejtori i përgjithshëm i Telekomit Maqedonas,Goran Markoviq,dhe kryetari i Komunës së Aerodromit,Deran Miteski.

 

Të pranishmit u njohën me mënyrën e funsksonimit të sistemit inteligjent,i cili mundëson që në kohë reale të monitorohet konsumi i energjisë elektrike.të identifikohen humbjet e panevojshme dhe të krijohen strategji për përdorim më efikas të burimeve.

 

Me projekte të tilla e konfirmojmë përkushtimin tonë se efikasiteti energjetik duhet të fillojë nga themeli-nga shkollat.Ajo që pamë sot në ‘Lazo Angelovski’është dëshmi se partneritetet me sektorin privat mund të sjellin rezultate konkrete dhe të matshme për institucionet publiketheksoi ministresha Sanja Bozhinovska.

 

Drejtori i përgjithshëm i Telekomit Maqedonas,Goran Markoviq,theksoi se kompania mbetet e përkushtuar ndaj strategjisë së saj për digjitalizim dhe qëndrueshmëri energjetike:

 

Efikasiteti energjetik është çelës për të ardhmen tonë dhe mund të arrijmë vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë.Me teknologjinë tonë moderne dhe parteneritetin me instuticionet,mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë për qytetarët dhe shoqërinë.Kjo donacion është një hap i vendosur drejt shkollave dhe instuticioneve energjetikisht efikase,të cilat sjellin përparim dhe mbrojnë burimet për gjeneratat e ardhshme.“

 

Kryetari i Komunës së Aerodromit,Dejan Miteski shprehu falënderim për Ministrinë dhe për Telekomin Maqedonas për mbështetjen:

 

Si komunë,jemi krenarë që pikërisht një nga shkollat tona është ndër shembujt e parë të kësaj teknologjie moderne.Ky është një hap që përmirëson infrastukturën loklake dhe vendos bazat për zbatim më të gjerë të zgjidhjeve të zgjuara në arsim.“

 

Drejtoresha e shkollës,Magdalena Petrevska,theksoi përfitimin praktik për stafin arsimor dhe administrativ:

 

Sistemi na mundëson një organizim më të mirë të shpenzimeve dhe një disiplinë më të madhe energjetike.Por më e rëndësishmja është që fëmijët mësojnë nga shembulli-se përdorimi racional i energjisë është një detyrim i përditshëm për secilin nga ne.“

 

Ky është hapi i parë drejt futjes së monitorimit dhe menxhimit të zgjuar të konsumit të energjisë elektrike në instuticionet publike,dhe përveç në “Laze Angelovski”,sistemi për matje dhe menaxhim të zgjuar të energjisë elektrike është zbatuar edhe në shkollat fillore “Mirçe Acev”(Forçe Petrov),”Ismail Qemali”(Çair) dhe “Kiril Peçinoviq(Kisela Vodë).

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

Accessibility Menu