Bozhinovska në"Unë jam grua": Vizioni ynë është i qartë – një Maqedoni energjtikisht stabile me më shumë burime të ripërtrishme

Bozhinovska në"Unë jam grua": Vizioni ynë është i qartë – një Maqedoni energjtikisht  stabile  me më shumë burime të ripërtrishme

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot mori pjesë në panel-diskutimin "Gratë në Energjetikë" në kuadër të Konferencës "

Unë jam grua".

"Vizioni ynë për një Maqedoni energjike është i qartë – të jemi një vend prodhon

 energji të mjaftueshme për nevojat e veta, ku pjesa më e madhe e saj është e ripërtrishme

dhe të kemi një rrjet modern e të digjitalizuar  është pjesë e arkitekturës energjetike evropiane. Maqedonia duhet të jetë e qëndrueshëm për qytetarët dhe kompanitë e saj, por edhe

 një partner i besueshëm në rajon", tha ministrja.

 

Bozhinovska gjithashtu theksoi rolin e diplomacisë energjetike si një mjet për sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme – përmes bashkëpunimit rajonal, investimeve të përbashkëta dhe tregjeve të integruara.

"Sistemi rajonal energjetik është i ndërthurur ngushtë – asnjë vend i vetëm nuk mund të sigurojë stabilitet dhe siguri, veçanërisht në kohën e tranzicionit energjetik. Kjo është arsyeja pse diplomacia energjetike do të thotë të negociojmë, të biem dakord dhe të bashkëpunojmë  në mënyrë që të gjithë të marrim – shpërndarje të besueshme, tregje të integruara dhe infrastrukturë të qëndrueshme", tha Bozhinovska.

Duke folur për Ministrinë e sapoformuar, ajo vuri në dukje se themelet e saj janë hedhur në vizionin, profesionalizmin dhe transparencën, me një mision të qartë – energjia të jetë motori i zhvillimit ekonomik.

 

"Krijimi i këtij institucioni është një mesazh se energjia është në qendër të zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes së vendit. Ne kemi ngulitur kompetencë, llogaridhënie dhe vizion për një të ardhme të qëndrueshme në themele – secila nga zgjidhjet tona duhet të jetë në përputhje me objektivat e gjelbra evropiane dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor", theksoi Bozinovska.

 

Në fjalën e saj, ministrja theksoi edhe sfidat më të mëdha: infrastrukturën e vjetëruar, nevojën për investime dhe modernizim, si dhe ndryshimet rregullatore që do të inkurajojnë iniciativën private.

 

"Sfida e parë e madhe është vjetërsia  dhe joefikasiteti i një pjese të  infrastrukturës ekzistuese. Kapacitetet prodhuese  si dhe rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes janë ndërtuar dekada më parë dhe nuk janë projektuar për të integruar sasi të mëdha burimesh të ripërtrishme. Kërkon investime të konsiderueshme dhe planifikim të kujdesshëm për të modernizuar sistemin pa rrezikuar stabilitetin. Sfida e dytë është financimi. Reformat energjetike janë të kushtueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërtimin e kapaciteteve të reja, digjitalizimin e rrjeteve dhe projektet e efikasitetit të energjisë. Prandaj duhet të bëhet me një kombinim të investimeve publike, fondeve evropiane dhe kapitalit privat. Që reformat të kenë sukses, nevojitet rregullim transparent dhe i parashikueshëm për të inkurajuar sektorin privat të investojë. Kjo do të thotë procedura të thjeshtuara, pastrim të shpejtë dhe rregulla të qarta për tregun. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është faktori njerëzor. Tranzicioni në një model të ri energjetik nuk është vetëm një ndryshim teknologjik, por edhe një ndryshim social. Kërkon personel të trajnuar, njohuri të reja dhe një kulturë përgjegjësie – si midis institucioneve ashtu edhe qytetarëve", tha Bozhinovska.

 

Ajo thekson se reformat tashmë janë duke u zbatuar – me përgatitjen e kapaciteteve të reja fotovoltaike dhe të erës, modernizimin e rrjetit dhe programet e efikasitetit të energjisë.

 

"Këto hapa tregojnë se reformat nuk janë vetëm një vizion, por një realitet që tashmë po ndodh", tha Bozhinovska.

 

Bozhinovska shfrytëzoi rastin për të kujtuar  procesin e mbrojtjes institucionale të rubinit maqedonas – i vetmi në Evropë që nxirret dhe përpunohet natyrshëm. "Ky është një thesar kombëtar dhe krenari natyrore që meriton vlerësim dhe promovim ndërkombëtar," tha ajo.

 

Me respekt,

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu