Më 26 shkurt 2025, nga ora 10:00 deri në 13:00, u mbajt punëtoria me temën "Efiçienca Energjitike e Ndërtesave" në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve Minerale, e organizuar nga Sektori i Efiçiencës Energjetike. Punëtoria u udhëhoq nga ekspertë të efiçiencës energjetike nga Instituti "Fraunhofer" me qendër në Shtutgart, Gjermani.
Në punëtori u prezantuan aspektet e rëndësishme për llogaritjen e saktë të efiçiencës energjetike të ndërtesave, me fokus në:
-
Metodologjinë për efiçiencën energjetike të ndërtesave
-
Studimin për kostot optimale
-
Definimin e ndërtesave referencë dhe definimin e efiçiencës energjetike në përputhje me karakteristikat energjetike të ndërtesave
-
Softuerin për karakteristikat energjetike të ndërtesave (certifikata për karakteristikat energjetike të ndërtesave)
Punëtoria u mbështet nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW.
Në punëtori ishin të ftuar dhe morën pjesë përfaqësues të fakulteteve teknike, sektorit joqeveritar, shoqatave qytetare në fushën e energjetikës, sektorit privat dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve Minerale