Ministria e Energjisë dhe KRRE – Informacione për Qytetarët mbi Faturat e Energjisë Elektrike

Ministria e Energjisë dhe KRRE – Informacione për Qytetarët mbi Faturat e Energjisë Elektrike

Në kuadër të kompetencave të saj dhe përpjekjeve të vazhdueshme për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka iniciuar dhe intensifikuar aktivitete për informim të drejtë dhe transparent të publikut lidhur me faturat e energjisë elektrike. Si bartëse e politikës shtetërore në sektorin energjetik, Ministria koordinon në mënyrë aktive të gjitha institucionet dhe i kujton për detyrimet e tyre ligjore me qëllim që qytetarët të mbrohen plotësisht nga keqpërdorimet e mundshme.

Edhe pse Ministria nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta për çmimet dhe faturimin, ajo e ka vendosur këtë çështje si prioritet dhe ka filluar takime me të gjitha palët relevante për të siguruar informim të drejtë dhe transparent të publikut. Ministria dhe KRRE, me qëllim transparencën më të madhe dhe edukimin, i informojnë qytetarët për të gjitha mundësitë për të pasur qasje të saktë dhe në kohë në konsumin e energjisë elektrike si dhe për mekanizmat në dispozicion, bazuar në respektimin strikt të ligjeve përkatëse.

Për të përcaktuar gjendjen reale, të gjithë qytetarët që besojnë se kanë arsye për verifikim shtesë (sipas nenit 37 të Ligjit për Energjinë, rregullave për furnizim me energji elektrike dhe rregullave për trajtimin e ankesave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve), kanë të drejtë të paraqesin ankesë.

Në koordinim dhe bashkëpunim me Komisionin Rregullator për Energji dhe kompanitë e përfshira si EVN Home, informojmë për procedurat.

Hapat kyç për zgjidhje të drejtë të mosmarrëveshjeve:

  1. Paraqitja e ankesës në EVN Home
    Qytetarët që mendojnë se fatura është e pasaktë kanë të drejtë ligjore të paraqesin ankesë në afat prej 8 ditësh. Kërkesa duhet të përmbajë numrin e faturës, përshkrimin e problemit dhe një kopje të faturës. Kontakt: info@evn.mk.

  2. Ankesë në KRRE nëse përgjigjja është e pakënaqshme
    Nëse EVN nuk përgjigjet brenda afatit ligjor ose përgjigjja nuk është e kënaqshme, qytetarët mund të drejtohen në KRRE në erc@erc.org.mk ose potrosuvaci@erc.org.mk me dokumentet përkatëse. KRRE do të zhvillojë hetim të pavarur dhe do të marrë vendim detyrues.
    Nëse vendimi është në favor të qytetarit, EVN është i detyruar me ligj të korrigjojë faturën. Nëse jo, qytetarët kanë të drejtë të fillojnë kontest administrativ.

Sipas ligjit, EVN Home është i detyruar të lexojë matësit çdo 3 muaj. Rreth 85% lexohen çdo muaj. Disa matës ndodhen brenda pronave dhe nuk mund të lexohen në mungesë të përdoruesit. 15% në zona rurale lexohen dy herë në vit. Brenda një tremujori, mbi 95% janë lexuar. Kur matësi nuk lexohet, llogaritja bazohet në algoritme automatike mbi konsumin historik.

Sipas EVN, pas vendosjes së tarifave me blloqe, është shtuar mekanizëm kontrolli. Kur përdoruesi hyn në bllokun e katërt për herë të parë, aktivizohet njoftim sistemor dhe rasti kontrollohet manualisht përpara faturimit. Nëse kjo vjen nga muaj të pamatshëm më parë, fatura korrigjohet menjëherë.

Informacione shtesë:

Qytetarët mund të:

  • Krahësojnë faturën me gjendjen reale të matësit

  • Raportojnë vetë gjendjen e matësit

  • Kërkojnë lexim fizik dhe verifikim të blloqeve

  • Kërkojnë dëshmi për leximin tremujor

Vetë-raportimi online:

Kontrolloni blloqet:

Çmimi ndahet në katër blloqe. Sa më shumë harxhoni, aq më e lartë tarifa.

Tarifat:

  • Blloku 1: 4.4376 MKD/kWh – deri në 210 kWh

  • Blloku 2: 5.5664 MKD/kWh – 211–630 kWh

  • Blloku 3: 7.4314 MKD/kWh – 631–1050 kWh

  • Blloku 4: 18.3035 MKD/kWh – mbi 1051 kWh

Tarifa e lirë: Çdo ditë nga ora 13-15 dhe 22-07 – 1.9765 MKD/kWh

Kontrolli i rregullt ndihmon në parandalimin e llogaritjeve të padrejta.

Në analizat e KRRE-së, është konstatuar që disa konsumatorë janë futur në blloqe më të larta për shkak të metodologjisë së llogaritjes. Furnizuesi universal ka detyrim të rishikojë rastet dhe t’i korrigjojë nëse është e nevojshme.

Numri i ankesave:

Nga 820,000 matësa, në EVN Home gjatë dhjetor 2024 / janar 2025, kanë mbërritur 15,000 ankesa, por vetëm 15% janë korrigjuar. Krahasuar me një vit më parë, ka 20% më pak ankesa.

Deri më 28.02.2025, në KRRE kanë arritur 345 ankesa dytësore.

Ministria dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) i ndjekin vazhdimisht të gjitha procedurat dhe insistojnë në transparencë të plotë nga të gjitha palët e përfshira.

Si një masë shtesë, janë duke u ndërmarrë aktivitete për aktivizimin e aparaturës moderne për verifikimin e matësve në Byro-në e Metrologjisë, e cila do të mundësojë verifikim dhe kontroll të pavarur shtesë të matësve, pas ankesave të konsumatorëve, përmes një institucioni shtetëror. Kjo do të kontribuojë në transparencë më të madhe, drejtësi dhe kontroll.

Ministria e Energjetikës dhe Minierave mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e qytetarëve në sektorin e energjisë. Në këtë drejtim, do të vazhdojë me iniciativa për më shumë transparencë, përfshirë edhe fushata shtesë edukative për konsumatorët. Qytetarët do të informohen rregullisht për të gjitha mundësitë për kontrollin dhe korrigjimin e faturave të tyre, si dhe për mekanizmat që janë në dispozicion të tyre.

Me respekt,
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu