Modernizimi i Rrjetit të MEPSON: Me Mbështetje nga EBRD, Maqedonia Vendos Bazat për një Rrjet Energjitik të Mençur

Modernizimi i Rrjetit të MEPSON: Me Mbështetje nga EBRD, Maqedonia Vendos Bazat për një Rrjet Energjitik të Mençur

Në ambientet e Ministrisë për Energjetikë, Miniera dhe Minerale, sot u bë zyrtarizimi i fillimit të projektit për zhvillimin e rrjeteve inteligjente të energjisë elektrike, i cili ka për qëllim përmirësimin e mundësive për integrimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në Maqedoni dhe është një bazë për investime të ardhshme dhe për ballafaqimin me sfidat në rrjetin elektrik.

 

Ky bashkëpunim i rëndësishëm, nën patronazhin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe ministres Sanja Bozhinovska, realizohet mes MEPSON dhe kompanisë Kolenco.

 

Në ngjarje morën pjesë përfaqësuesi i EBRD në vendin tonë, Fatih Turkmenoglu, ambasadori i Austrisë, Martin Pamer, drejtori i MEPSON, Burim Ljati, drejtori i Kolenco në Maqedoni, Nikola Bitrak, dhe drejtori i Kolenco nga Gjermania, Hubert Hosp, i cili erdhi posaçërisht për këtë ngjarje. Formalizimi i marrëveshjes u ndoq dhe online nga Anja Schneider nga Bloomberg.

 

“Ky projekt për zhvillimin e rrjeteve inteligjente të energjisë elektrike nuk është vetëm një strategji planifikimi; janë hapa konkretë për të ardhmen e strukturës sonë energjetike. Si ministri, ne jemi të angazhuar në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për transformimin tonë energjetik. Kemi përgjegjësi për modernizimin e rrjeteve tona energjetike. Kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë, burimeve tona dhe mjedisit tonë. Kemi mundësinë të ndërtojmë një rrjet që jo vetëm do të shërbejë sot, por do të jetë gjithashtu një bazë solide për zhvillimin e ardhshëm. Prandaj, së bashku me partnerët tanë, ne e riafirmojmë angazhimin tonë për të krijuar një rrjet inteligjent që do të përballet me sfidat e kohës që jetojmë. Ky rrjet është e ardhmja jonë dhe trashëgimia jonë,” theksoi ministrja Bozhinovska.

 

EBRD është partner me Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Mineraleve, MEPSON dhe EVN Distribucion, duke siguruar burime ekspertizë për zhvillimin e Studimit.

 

“Dekarbonizimi i sektorit energjetik të Maqedonisë është mbështetur vazhdimisht strategjikisht nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Ne e mbështesim aktivisht MEPSON në përpjekjet për të modernizuar dhe forcua rrjetin energjetik dhe për ta çuar këtë plan në realitet. Ne jemi të angazhuar për ta ndihmuar vendin në kalimin në energjinë e gjelbër,” tha përfaqësuesi i EBRD, Fatih Turkmenoglu.

 

Maqedonia është në rrugë për realizimin e agjendës energjetike, e cila përfshin integrimin e 1.7 GW energji të rinovueshme deri në vitin 2030. Për realizimin e qëllimeve kyç është zhvillimi i një Studimi të Detajuar për Zhvillimin e Rrjetit, i cili do të adresojë qartë sfidat për integrimin e OIE. Studimi do të shërbejë për përditësimin e planit të zhvillimit të rrjetit për 10 vjet (TYNDP) dhe përgatitjen e një plani investimesh të qëndrueshëm për të mundësuar kalimin e papenguar të rrjetit të transmetimit dhe distribucionit.

 

“Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë një sistem energjetik që është i sigurt, besueshëm dhe i përgatitur për të ardhmen. Për këtë qëllim, MEPSON është i angazhuar në modernizimin e infrastrukturës, zhvillimin e stacioneve të reja transformuese, përmirësimin e kapaciteteve për transmetim dhe instalimin e sistemeve për monitorim dhe mbrojtje. Suksesi i këtij projekti varet nga aftësia jonë për të bashkëpunuar. Jam i bindur se përmes këtij partneriteti me EBRD, Ministrinë e Energjetikës, ESM, MEPSON, MEMO, EVN dhe shumë prodhues të energjisë së gjelbër dhe të gjithë palët e interesuara, do të arrijmë të realizojmë qëllimet ambicioze që kemi vendosur,” tha Burim Ljati, drejtor i MEPSON.

 

Studimi do të zbatojë zgjidhje moderne për “rrjete inteligjente,” duke përdorur përvojat nga praktika ndërkombëtare, përfshirë nga Bashkimi Europian dhe shtete të tjera në faza më të avancuara të kalimit energjetik dhe planifikimit.

Accessibility Menu