Më 3 mars 2026, në Baku, Republika e Azerbejxhanit, u mbajt takimi i 12 – të ministror I Këshillit Këshillimor për Korridorin Jugor të Gazit dhe takimi i 4 – të ministror i Këshillit Këshillmor për Energji të Gjelbër, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga 27 vende, 11 institucione financiare ndërkombëtare dhe 49 kompani energjetike, si dhe zyrtarë të lartë nga rajoni .
Në ngjarje mori pjesë Goran Nikollovski, udhëheqës i Sektorit për Gaz në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, i cili në fjalimin e tij para ministrave theksoi se Maqedonia e Veriut po e forcon rolin e saj në bashkëpunimin energjetik rajonal dhe vazhdimisht kontribuon drejt një sistemi energjetik stabil, të diverisifikuar dhe të qëndrueshëm në Evropë.
Nikollovski theksoi se gazi natyror mbetet urë kyçe në tranzicionin drejt një përzierje më të pastër energjetike, duke mundësuar zëvendësimin e lëndëve djegëse me cilësi të ulët, uljen e ndotjes së ajrit dhe modernizimin e industries. Në fokus janë dy interkonektorë strategjikë:
- Greqi – Maqedonia e Veriut, me përfundim të paraparë në vitin 2027, i cili do të sigurojë qasje të drejtëpërdrejtë në Gazsjellësin Trans – Adriatik dhe në terminalet rajonale LNG, duke forcuar sigurinë energjetike dhe duke ulur rreziqet e furnizimit.
- Maqedonia e Veriut – Serbi, i planifikuar për vitin 2028, i cili do të forcojë lidhjen e gazit në Ballkanin Perëndimord dhe do të mundësoj integrim rajonal dhe siguri në furnizim.
Të dy interkonektorët janë të përgatitur për hidrogjen, me kapacitet për të transportuar deri në 100% hidrogjen, duke krijuar një korridor të përbashkët hidrogjen që do të lidhë Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë me rrjetin evropian .
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut disponon me rreth 2 gigavat kapacitet të instaluar nga burime të ripërtëritshme dhe se balancimi realizohet përmes gazit natyror, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe në periudha me prodhim të reduktuar.
Sa i përket bashkëpunimit me Azerbejxhanin , Nikollovski informoi se tashmë janë formuar grupe pune ndërmjet institucioneve kompetente të të dy vendeve, me qëllim thellimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e gazit dhe infrastrukturës energjetike. Ai kujtoi se në dhjetor 2024 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi, ndërsa pas përfundimit të projekteve kyçe të gazit në vend planifikohet nënshkrimi i një dokumenti të ri që do të mundësoj një kornizë më të gjerë dhe afatgjatë bashkëpunimi.
„Ekzistojnë rezerva të mjaftueshme të gazit natyror, veçanërisht në Evropën Juglindore. Kjo nismë paraqet mundësi reale për diversifikimin e furnizimit me gaz në Evropë dhe për forcimin shtesë të sigurisë energjetike evropiane”, theksoi Nikollovski .
Ministria mbetet e përkushtuar ndaj përparimit të infrastrukturës strategjike energjetike; thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar; sigurimit të një tranzicioni energjetik të sigurt dhe të qëndrueshëm; si dhe kontributit drejt një sistemi energjetik evropian të diversifikuar, të ndërlidhur dhe rezistent.
Në ngjarje u prezantuan rezultatet dhe hapat e ardhshëm të Këshillit Këshillmor për Korridorin Jugor të Gazit dhe Këshillit Këshillmor për Energji të Gjelbër. Me pjesëmarrjen aktive në takimin ministror në Baku, Maqedonia e Veriut dërogi mesazh të qartë se mbetet partner i përkushtuar dhe i parashikueshëm në ndërtimin e një sistemi energjetik evropian stabil, të diversfikuar dhe të qëndrueshëm.
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale