Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka shpallur Thirrjen Publike për shprehje interesi nga subjektet juridike që ushtrojnë tregti me kondicionerë inverter me efikasitet të lartë, duke filluar kështu zbatimin praktik të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.
Qëllimi kryesor i thirrjes publike është sigurimi i mbështetjes direkte për familjet që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, përmes ndarjes së kuponëve (vouch-erëve) për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë.
Programi parashikon që çdo familje që do të përfitojë kupon të mund të blejë dhe instalojë një kondicioner inverter me efikasitet të lartë në vlerë deri në 28.000 denarë, me TVSH të përfshirë, pranë kompanive që do të lidhin kontratë me Ministrinë pas realizimit të thirrjes publike.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha subjektet juridike të regjistruara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ushtrojnë tregti me kondicionerë inverter me efikasitet të lartë, ndërsa kompanitë e përzgjedhura do të kenë detyrim të sigurojnë pajisje me klasë ener-gjetike jo më të ulët se A+, instalimin e tyre në adresën e përfituesit, si dhe garanci prej së paku dy vjetësh, pa kosto shtesë për qytetarët.
Ministria i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të përfshihen në mënyrë aktive në realizimin e programit dhe të kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të tij.
Kjo masë përfaqëson një hap konkret në uljen e varfërisë energjetike dhe përmirësimin e efi-kasitetit energjetik në familje, duke siguruar ngrohje më ekonomike dhe më të qëndrueshme për qytetarët që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.
Thirrja publike, kushtet për aplikim dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të disponueshme në faqen zyrtare të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale: https://energy.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-oglasi/javen-oglas-za-prijavuvanje-subjekti-koi-vrsat-trgovija-na-visokoefikasni-inverter-klima-uredi
Pas përfundimit të procedurës sipas thirrjes publike dhe pas publikimit të listës së kompanive me të cilat Ministria do të lidhë kontratë, njëkohësisht do të publikohen edhe listat e personave që kanë fituar të drejtën për shfrytëzimin e këtij subvencioni. Me këtë do të krijohen kushtet që menjëherë të fillojë procesi i ndarjes së kuponëve dhe blerjes dhe instalimit të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë, pa vonesa shtesë administrative, me qëllim realizimin në kohë dhe efikas të masës në interes të qytetarëve.
Në lidhje me THIRRJEN PUBLIKE për paraqitjen e interesit nga subjektet juridike që merren me tregtimin e klimave inverter me efikasitet të lartë, me afat për aplikim deri më 08/03/2026, njoftohen subjektet juridike të interesuara se për pyetje lidhur me dokumentacionin që duhet të dërzohet, i cili është I përmendur në thirrjen publike, mund të drejtohen në Ministrin e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në emailin e mëposhtëm: ranlivipotrosuvaci@energy.gov.mk
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale