Fuqizimi i Partneritetit Energjetik – Takimi i Bozhinovskës me Ministrin Hungarez të Energjisë në Budapest

Fuqizimi i Partneritetit Energjetik – Takimi i Bozhinovskës me Ministrin Hungarez të Energjisë në Budapest

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë vizitës së saj në Budapest, ku u mbajt Sesioni i Dytë Ndërqeveritar ndërmjet qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, zhvilloi një takim bilateral me ministrin hungarez të Energjisë, Csaba Lantos.

 

Në takim morën pjesë edhe Károly Mátrai, drejtor ekzekutiv i MVM Group, dhe Péter Holicza, zëvendëssekretar shtetëror, të cilët paraqitën perspektivat për avancimin e bashkëpunimit energjetik midis dy vendeve.

 

Në qendër të diskutimeve ishin mundësitë për forcimin e partneritetit energjetik, lidhshmëria infrastrukturore dhe sigurimi i stabilitetit energjetik. Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, infrastrukturës së gazit dhe integrimit rajonal energjetik.

 

Ministrja Bozhinovska theksoi se ky partneritet me Hungarinë është shembull i bashkëpunimeve strategjike që sjellin rezultate konkrete, nga përmirësimi i efikasitetit energjetik deri te rritja e ndërlidhjes dhe zhvillimi i zgjidhjeve inovative në energji.

 

Ajo theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë për një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurt, përmes diversifikimit të burimeve të energjisë dhe modernizimit të infrastrukturës, ndërsa Hungaria shprehu gatishmërinë për të mbështetur proceset e tranzicionit energjetik dhe rritjen e ndërlidhjes së tregjeve energjetike.

Takimi konfirmoi marrëdhëniet e forta bilaterale dhe partneritetin në sektorin energjetik, me një drejtim të qartë drejt projekteve të përbashkëta që do të sjellin përfitime për të dy vendet.

 

Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu