Ministrja Sanja Bozhinovska në takim me udhëheqësinë të ri të Minierës„SASA“

Ministrja Sanja Bozhinovska në takim me udhëheqësinë të ri të Minierës„SASA“

Minisrtja për Energjetikë,Miniera dhe Burime Minerale,Sanja Bozhinovska,realizoi një takim pune me Gavin Ferrar,drejtor ekzekutiv i “Central Asia Metals”(CAML) – kompani britanike në përbërje të së cilës është Miniera SASA në Makedosnka Kamenica,si dhe me Cems Karamatiç,drejtor i sapoemëruar i përgjithshëm i Minierës “SASA”.

Tema kryesore e takimit ishin kushtet e punës,siguria e punëtorëve dhe planet e ardhshme për zvhillimin e kompanisë në përputhje me strategjinë kombëtare për minierat e qëndrueshme.

Ministrja Bozhinovska i informoi bashkëbiseduesit për Ligjin e ri Energjetikë dhe për zgjidhjet ligjore që lidhen me sektorin e minierave,me theksnë:

futjen e standardeve më të rrepta për mbrojtjen e mjedisit jetësor,

rritjen e transparencës në punë e kompanive,

kontroll më të madh mbi sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës,

si dhe detyrimin për dialog gjithëpërfshirës me komunitetin lokal.

Qëllimi ynë është të sigurojmë rregulla të barabarta për kompanitë dhe nivel të lartë të mbrojtjes për qytetarët dhe mjedisin.Minierat duhet të zhvillohen në mënyr të qëndrueshme,që do të sigurojë rritje ekonomike dhe siguri për punëtorët”theksoi ministrja Bozhinovska.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e kompanisë e përshëndetën iniciativën ligjore dhe shprehën gatishmëri për harmonizim të plotë me standardet e reja.Ata theksuan se,si pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshë,gjatë shtatë viteve të fundit në “SASA”janë bërë investime në pajisje moderne minierash,dixhitalizim,trjanim dhe zhvillim profesional të punonjësve,futje të teknologjive dhe standardeve moderne në prodhim dhe mbrojtje të mjedisit,si dhe përmirësim të kushteve të punës dhe sigurisë,që është prioritet i lartë.

. 

Ata shprehën gatishmëri për të mbështetur dialogun institucional që duhet të mundësojë  zhvillim të mëtejshëm të qëndrueshëm të sektorit minerar në vend,sipas praktikave më të mira dhe standardeve për minar të përgjegjëshme.

 

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë,Minierave dhe Burimeve Minerale

 

Accessibility Menu