Interkoneksioni i gazit me Serbinë dhe lufta kundër varfërisë energjetike-prioritet në bashkëpunimimin me Bankën Botërore

Interkoneksioni i gazit me Serbinë dhe lufta kundër varfërisë energjetike-prioritet në bashkëpunimimin me Bankën Botërore

Ministrja e Energjisë,Minierave dhe Burimeve Minerale,Sanja Bozhinovska,realizoi sot një takim pune me Redon Begolin,specialist i lartë për energjetikë në Bankën Botërore.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Maqedonisë dhe Bankës Botërore në fushën e energjetikës,me theks të veçantë mbi projektet që do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë,efikasitetit dhe qëndrueshmërisë energjetike.

Në muajin tetor,gjatë Takimit Vjetor të Bankës Botërore në Uashington,shtetet do të kenë mundësi të parqesin projekt-propozime për të cilat kërkohet mbështetje financiare dhe strategjike,Maqedonia do të aplikojë me disa projekte,por si projekt prioritar veçohet ndërtimi i interkoneksionit të gazit me Republikën e Serbisë – një infrastukturë me rëndësi të madhe për lidhjen rajonale dhe stabilitetin në furnizimin me burime energjie.

Ky projekt do të mundësojë diversifikim e burimeve dhe rrugëve të furnizimit me gaz natyror,çka është me rëndësi thelbësore për konkurrencën ekonomike dhe pavarësinë energjetike të vendit.

Për më tepër,Banka Botërore do të jetë një partner i paçmueshëm edhe  në finalizimin e metodologjisë për përcaktimin e varfëris energjetike,si edhe në përgatitjen e programeve edhe politikave të reja për përmisimin e efikasitetit energjetik.Këto aktivitete do të krijojnë bazën për targetim më cenueshme të qytëtarëve dhe për sigurimin e një tranzicioni energjetik të drejtë.

Ministrja Bozhinovska theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të reformave në sektorin energjetik dhe forcimit të partneriteteve me instuticonet ndërkombëtare.Përmes projekteve të përbashkëta dhe mbështetjes së korrdinuar,do të përmisojmë infrastukturën energjetike dhe do të sigurojmë stabilitet dhe siguri afagjate të sistemit energjetik,në dobi të qytëtarëve dhe ekonomisë,deklaori ministrja

 

Me respekt,

Ministrija e Energjisë,Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu