Bozhinovska me sekretarin shtetëror të Rajnës Veriore-Vestfalisë, Kristian Virmer: Shkëmbim përvojash për transformimin energjetik dhe integrimin evropian

Bozhinovska me sekretarin shtetëror të Rajnës Veriore-Vestfalisë, Kristian Virmer: Shkëmbim përvojash për transformimin energjetik dhe integrimin evropian

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot në Shkup zhvilloi një takim me sekretarin shtetëror për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare dhe zëdhënësin e qeverisë së landit të Rajnës Veriore-Vestfalisë, Kristian Virmer.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja për proceset aktuale në sektorin e energjisë, me theks të veçantë në sigurinë energjetike, diversifikimin e burimeve të energjisë dhe zhvillimin e një infrastrukture energjetike moderne dhe konkurruese.

Ministrja Bozhinovska foli për reformat dhe aktivitetet që po zbaton Ministria me synim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji, përshpejtimin e tranzicionit energjetik dhe harmonizimin e politikës kombëtare energjetike me standardet dhe politikat evropiane.

Theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të infrastrukturës së gazit dhe ndërlidhjes rajonale energjetike, si dhe rëndësisë së projekteve infrastrukturore që kontribuojnë në rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së sistemit energjetik.

Në takim u diskutua edhe për përvojat e Rajnës Veriore-Vestfalisë në procesin e transformimit energjetik, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një nga rajonet më të rëndësishme industriale të Evropës, i cili paralelisht me zhvillimin ekonomik po zbaton procese të dekarbonizimit dhe modernizimit të sektorit energjetik.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e shkëmbimit të njohurive, praktikave të mira dhe përvojave, veçanërisht në fushën e efikasitetit energjetik, burimeve të rinovueshme të energjisë, modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe krijimit të kushteve për investime të reja.

Bashkëpunimi evropian dhe shkëmbimi i përvojave me rajonet e zhvilluara evropiane janë një pjesë e rëndësishme e procesit të modernizimit të sektorit energjetik maqedonas. Për Maqedoninë është veçanërisht e rëndësishme të shfrytëzojë përvojat e partnerëve evropianë, të cilët tashmë po kalojnë nëpër procese komplekse të transformimit energjetik.

Në takim u vlerësua se ekzistojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe për shkëmbim të mëtejshëm të përvojave në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian, tranzicionit energjetik dhe forcimit të ndërlidhjes rajonale energjetike.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu