Ministria e Energjisë: Maqedonia po e ndjek me kujdes situatën në Evropë – sistemi i brendshëm elektroenergjetik mbetet stabil dhe i gatshëm

Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para

Ministria e energjisë, minierave dhe  burimeve  minerale e ndjek në mënyrë të vazhdueshme gjendjen në rajon dhe në Evropë, si dhe treguesit hidrologjikë në vend. Sipas të dhënave të disponueshme, gjendja në Maqedoni është stabile dhe aktualisht nuk ka indikacione se nivelet e ulëta të ujërave në Evropë paraqesin rrezik për sigurinë e prodhimit vendor të energjisë elektrike.

Ministria, së bashku me SHA EMV, SHA MEPSO dhe institucionet e tjera kompetente, i monitoron rregullisht parametrat hidrologjikë, rezervat në dispozicion dhe parashikimet, me qëllim që të ndërmerren me kohë të gjitha masat e nevojshme në rast se kushtet ndryshojnë.

Gjendja e akumulacioneve aktualisht është stabile dhe mundëson menaxhim të sigurt të potencialit hidrik vendas. Potenciali hidrik shënon një nivel të përgjithshëm të mbushjes së akumulacioneve prej rreth 70 për qind. Kjo mundëson përmbushjen e nevojave aktuale në kuadër të prodhimit të planifikuar

Akumulacionet vendase menaxhohen me kujdes dhe në përputhje me planet operative, gjë që mundëson prodhim të sigurt të energjisë elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik. Njëkohësisht, hidrocentralet vazhdojnë të ofrojnë edhe shërbime sistemike të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit të rrjetit elektroenergjetik.

Treguesit për prodhimin vendas janë inkurajues. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në muajin maj të këtij viti në Maqedoni janë prodhuar 462.653 MWh energji elektrike, duke mbuluar 96,5 për qind të konsumit të brendshëm, që paraqet një pjesëmarrje dukshëm më të lartë të prodhimit vendas në përmbushjen e nevojave të shtetit. Në të njëjtën kohë, të dhënat nga SHA EMV tregojnë një rritje të konsiderueshme të prodhimit nga hidrocentralet – prej 76 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe një rritje prej rreth 10 për qind te centralet e erës.

Këto rezultate janë konfirmim se diversifikimi gradual i kapaciteteve prodhuese, menaxhimi i kujdesshëm i akumulacioneve dhe planifikimi i përmirësuar kontribuojnë në një qëndrueshmëri më të madhe të sistemit energjetik të Maqedonisë në kushtet e ndryshimeve gjithnjë e më të shpeshta klimatike.

Paralelisht, investohet në kapacitete të reja për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, në modernizimin e infrastrukturës elektroenergjetike, në zhvillimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, si dhe në projekte që do të mundësojnë

fleksibilitet më të madh dhe përshtatje më të shpejtë të sistemit ndaj ndryshimeve klimatike dhe të tregu.

Aktualisht është duke u ndërtuar faza e dytë e parkut të erës „Bogdanci“, me ç’rast kapaciteti i tij i instaluar do të arrijë në 50 MW, ndërsa kanë filluar edhe aktivitetet për realizimin e centraleve fotovoltaike „Bitola 1“ dhe „Osllomej 2“, ndërkohë që përgatitjet për „Bitola 2“ dhe „Bitola 3“ janë në fazë të avancuar. Njëkohësisht, po krijohen kushtet për zbatimin më të gjerë të sistemeve për ruajtjen e energjisë elektrike, të cilat do të mundësojnë shfrytëzim më efikas të burimeve të rinovueshme dhe stabilitet më të madh të sistemi.

Përveç prodhimit vendas, rol të rëndësishëm ka edhe ndërlidhja energjetike rajonale. Në mënyrë intensive po realizohet projekti për interkonektorin e gazit me Greqinë, i cili do të mundësojë qasje në burime të reja të gazit natyror, ndërsa paralelisht po përgatitet edhe realizimi i interkonektorit me Serbinë. Njëkohësisht, Maqedonia ka siguruar ftesë për t’iu bashkuar Korridorit Vertikal të Gazit – një nga iniciativat më të rëndësishme evropiane për diversifikimin e furnizimit me gaz natyror dhe forcimin e stabilitetit energjetik në Evropën Juglindore, Qendrore dhe Lindore. Me anëtarësimin në një rrjet të koordinuar evropian të gazsjellësve kombëtarë, interkonektorëve dhe terminaleve, përmes të cilëve gazi natyror do të mund të transportohet nëpër disa drejtime, nga jugu drejt veriut të Evropës, rritet ndjeshëm edhe vlera strategjike e interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë. Në vend që të jenë vetëm projekte kombëtare, ato bëhen pjesë e një rrjeti më të gjerë evropian të transportit, gjë që do të mundësojë shfrytëzim më të mirë të kapaciteteve, fleksibilitet më të madh dhe nivel më të lartë të sigurisë së furnizimit. Në këtë mënyrë, vendi bëhet gjithashtu një pikë e rëndësishme tranziti për furnizimin me gaz të rajonit dhe Evropës

Krizat e fundit globale energjetike kanë konfirmuar edhe një herë se pavarësia energjetike sot përbën një nga treguesit më të rëndësishëm të qëndrueshmërisë së çdo shteti modern. Shtetet që investojnë në prodhimin e tyre dhe në lidhje energjetike të diversifikuara janë më rezistente ndaj goditjeve të jashtme, më konkurruese dhe më të suksesshme në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe ekonomisë së tyre. Ndryshimet klimatike përbëjnë një faktor serioz që duhet të merret parasysh gjatë planifikimit të politikave kombëtare energjetike.

Ministria e energjisë, minierave dhe  burimeve  minerale vazhdon me politika afatgjata të orientuara drejt rritjes së prodhimit vendas, forcimit të qëndrueshmërisë energjetike përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit, investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë, modernizimit të infrastrukturës elektroenergjetike, zhvillimit të sistemeve për ruajtjen e energjisë dhe avancimit të ndërlidhjes energjetike rajonale. Njëkohësisht, vazhdon edhe procesi i përmirësimit të sistemeve për planifikim, monitorim dhe menaxhim të rreziqeve, me qëllim që sektori energjetik të jetë i përgatitur për sfidat gjithnjë e më të theksuara klimatike.

Ministria do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes gjendjen në vend dhe në rajon dhe do ta informojë me kohë opinionin publik për të gjitha informacionet relevante, me një qëllim të vetëm – sigurimin e furnizimit stabil, të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët dhe ekonominë.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu