Gjatë vitit 2025, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale zbatoi një politikë intensive, institucionale dhe të qartë komunikimi me publikun dhe mediat, duke realizuar paralelisht reforma dhe projekte kyçe në sektorin e energjetikës dhe minierave.
Мinistria publikoi mbi 250 njoftime dhe informacione për mediat, mbajti brifingje të rregullta komunikim të hapur me gazetarët dhe publikun, duke ofruar përgjigje të shpejta për të gjitha pyetjet relevante, me qëllim që publiku të jetë vazhdimisht i informuar për të gjitha politikat, vendimet dhe rezultatet e rëndësishme.
Në këtë drejtim, ju dërgojmë informacionet në vijim.
Ministrja Bozhinovska gjatë vitit 2025 zhvilloi mbi 700 takime, mbledhje dhe koordinime me partnerë vendas dhe ndërkombëtar, si pjesë e një qasjeje sistematike për planifikim të drejtëpërdrejtë, koordinim të aktiviteteve dhe sigurim të stabilitetit në sektor.
Brenda Ministrisë, me iniciativën e ministres, për herë të parë u formuan disa organe këshilluese dhe koordinuese për fusha kyçe, të cilat mbajnë mbledhje të rregullta dhe ofrojnë udhëzime profesionale për vendimmarrje me rëndësi strategjike. U krijua një organ koorrdinues i veçantë për koordinim të shpejtë dhe të sigurt në fushën e energjisë elektrike, si dhe një organ këshillues i përbërë nga profesorë eminentë universitarë punoi aktivisht mbi tema me rëndësi thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e sistemit energjetik kombëtar.
„ Në kushtet e sfidave dinamike globale energjetike, viti 2025 ishte një vit i punës intensive, në terren dhe strategjike në fushën e energjisë dhe minierave. Përmes aktivitetit të fuqishëm institucional, përfshirjes së gjerë të ekspertëve dhe komunikimit të avancuar me të gjithë aktorët relevantë, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale vendosi bazat e qarta për rregull, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë të sektorit, me fokus në transparencë, menaxhim të përgjegjshëm dhe diplomaci energjetike aktive,” theksoi ministrja Bozhinovska .
Parelelisht, Ministria zhvilloi bashkëpunim të rregullt dhe të vazhdueshëm me të gjitha instuticionet shtetërore relevante, organet rregullatore dhe ndërmarrjet publike, si dhe me odat ekonomike, sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe ekspertë, duke ndërtuar një model komunikimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.
„ Një fokus i rëndësishëm u vu edhe te diplomacia energjetike, ku Maqedonia u pozicionua përsëri si partner i barabartë kudo ku formohet politika energjetike evropiane, me pjesëmarrje aktive në inicativa dhe forume rajonale dhe evropiane, “ theksoi Bozhinovska .
Gjatë vitit u relizuan edhe vizita të rregullta në terren në kapacitetet energjetike, me qëllim zbulimin në kohë të sfidave dhe marrjen e vendimeve të bazuara në të dhëna dhe fakte reale.
Më poshtë janë disa nga aktivitetet që ishin në fokus të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
RREGULL NË NDËRTIMIN E KAPACITETEVE ENERGJETIKE
Për herë të parë u miratua Plani Vjetor për ndërtimin e objekteve energjetike për vitin 2025, i cili vendosi rregull dhe prioritete të qarta. Plani përcakton drejtimet për ndërtimin e objekteve të reja dhe modernizimin e rrjeteve energjetike. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm për shtetin, pasi siguron një pamje konkrete të prioriteteve në zhvillimin e kapaciteteve energjetike dhe mundëson drejtim strategjik të investimeve, me qëllim furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe siguri ligjore për investitorët.
Plani për 2025 përfshiu 481 objekte energjetike me kapacitet total 1,265 MW, të gjitha me dokumentacion të rregullt. Dominojnë burimet e ripërtëritshme – mbi 812 MW kapacitete diellore dhe 426 MW kapacitete me erë, si dhe investime të rëndësishme në magazinimin e energjisë elektrike.
BURIME TË RIPËRTRISHME DHE EFIKASITETET ENERGJETIK
Në vitin 2025 janë paguar rreth 40 milion denarë si premie për prodhimin nga fotovoltaikët, ndërsa është në zhvillim procedura për një Ligj të ri për burimet e ripërtrishme të energjisë, të harmonizuar me direktivat e BE – së. Operativ është edhe tregu i garancive të origjinës, me mbi 122.000 garanci të lëshuara.
Njëkohësisht, janë miratuar ndryshime në Ligjin për efikasitetin energjetik dhe është aprovuar një plan trevjeçar për rikonstruksionin e ndërtesave publike. Do të rinovohen 14 ndërtesa publike me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 102.992 m2, në të cilat funksionojnë 33 institucione, të përdorura çdo ditë nga më shumë se 5.000 persona. Qëllimi është: ulja e kosteve energjetike, përmirësimi i kushteve të punës, reduktimi i emetimeve dhe modernizimi i sektorit publik në përputhje me standardet evropiane.
PËRPARIM NË KOMUNITETIN ENERGJETIK
Maqedonia e Veriut shënon përparim të dukshëm në zbatimin e obligimeve nga Komuniteti Energjetik, me rritje të integrimit të tregut (61%), sigurisë së furnizimit (41%) dhe gatishmërinë institucionale (76%), gjë që e pozicionon vendin mbi ose afër mesatares rajonale.
Ndryshimi i statusit të zbatimit sipas fushave:
• ⚡ Tregjet dhe integrimi i tregut:
– 2024: 54% → 2025: 61%
• 🌱 Dekarbonizmi i sektorit energjetik:
– 2024: 49% → 2025: 50%
• 🔌 Siguria e furnizimit:
– 2024: 21% → 2025: 41%
• • 🏛 Gatishmëria institucionale:
– 2024: 74% → 2025: 76%
INTERKONEKTORË DHE INFRASTRUKTURË STRATEGJIKE
Në fokus janë interkonektorë e gazit me Greqinë dhe Serbinë, si dhe riaktivizimi i naftësjellësit Selanik – Shkup, me ç’rast forcohet siguria energjetike dhe difersifikimi i furnizimit.
• Ndërtimi i linjës së gazit Maqedoni – Greqi
Gjatësia totale: rreth 123 km (66 – 68 km në Maqedoni). Kapaciteti fillestar: 1,5 miliardë m³/ vit Fillimi i pritur i operimit: viti 2027.
• Interkonektori me Serbinë
- Gjatësia e parashikuar: rreth 65 – 70 km (Kleçovë – Vranjë). Afati i pritshëm i përfundimit: 2027, me furnizim me gaz gjatë vitit 2028.
Produktovod/ Naftësjellës me Greqinë.
Qeveria ka marrë vendim për rihapjen e naftësjellësit “ Selanik – Shkup”, me kapacitet prej 400.000 tonë naftë dizel në vit. Kjo linjë ishte joaktive për 12 vjet, me infrastrukturë të mbetur e pashfrytëzaur për shumë vite.
MBËSHTETJE SOCIALE DHE EFIKASITET ENERGJETIK
Janë paguar 42,3 milionë denarë subvencione për konsumatorë të cenueshëm, me ulje të faturave të energjisë elektrike prej 1.000 denarësh në muaj, si dhe 170 milionë denarë për subvencione për klima inverter. Këto masa kanë për qëllim sigurimin e energjisë së përballueshme, të sigurt dhe socialisht të drejtë për qytetarët që përballen me varfëri energjetike, me theks të veçantë te personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës minimale të garantuara. Masat përfshijnë gjithashtu lirim nga shpenzimet për rilidhje, trajtim prioritar në rast defektesh, si dhe mbrojtje nga ndërprerja e furnizimit gjatë periudhës së dimrit.
KONTROLL I SHTUAR DHE TË ARDHURA REKORDE
Në vitin 2025 është realizuar një arkëtim rekord prej 931 milionë denarësh nga kompensimet koncesionare, që është 2,4 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Janë ndërprerë mbi 45 koncesione për mosrespektim të ligjeve, ndërsa është vendësur edhe mbikëqyrje digjitale me dronë për kontroll dhe transparencë më të madhe.
MBROJTJE JURIDKE E INTERESAVE PUBLIKE
Me një strategji aktive ligjore, Ministria e ka ulur vlerën e çështjeve gjyqësore kundër shtetit nga 421,8 në 106,8 milionë denarë, me ç’rast janë refuzuar padi në vlerë prej 315 milionë denarësh, si dhe janë ngritur padi për arkëtimin e borxheve.
LIGJISLACION, TRASHËGIMI DHE REPUTACIONI NDËRKOMBËTAR
Janë iniciuar zgjidhje të reja ligjore për gjeologjinë dhe minierat, një proces për mbrojtjen e rubinit maqedonas si trashëgim minerale kombëtare, ndërsa Shkupi ishte nikoqir i Forumi 14 – të Ndërkombëtar për Energji të Qëndureshme, me mbi 700 pjesëmarrës nga 70 shtete. Është nënshkruar “Deklerata e Shkupit“, me ç’rast shteti u pozicionua në hartën globale të energjisë .
Viti 2025 u shënua nga rendi, reformat, rezultatet dhe transparenca e plotë – me një përcaktim të qartë që Ministria edhe më tej të mbetet e hapur, përgjegjëse dhe llogaridhënëse ndaj publikut dhe mediave.
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale