U miratua Plani Vjetor për Tranzicion të Drejtë 2026: fokus te punëtorët, hapje e mundësive të reja për punësim, rikualifikim dhe energji të pastër

Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Planin Vjetor për zbatimin e Tranzicionit të Drejtë për vitin 2026, duke vazhduar kështu zbatimin sistematik të procesit të transformimit të drejtë energjetik dhe ekonomik në vend

Me miratimin e këtij Plani, Qeveria dhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve  Minerale konfirmojnë përkushtimin e tyre për sigurimin e një tranzicioni të drejtë që do t’i marrë parasysh pasojat socio – ekonomike mbi komunitetet dhe punëtorët në rajonet e prekura nga tranzicioni, me fokus të veçantë në hapjen e mundësive të reja për punësim, rikualifikimin e fuqisë punëtore dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal.

Me mekanizmat e paraparë sigurohet një qasje e koordinuar ndërmjet institucioneve kompetente dhe të gjitha ndërrmarjeve.

Plani Vjetor për vitin 2026 është hartuar në përputhje me dokumentet strategjike kombëtare dhe Agjendën e Reformave, si dhe me obligimet e marra në kuadër të procesit të tranzicionit të përshpejtuar nga qymyri drejt burimeve të qëndrueshme dhe me emertime të ulta të karbonit të energjisë. Plani paraqet një dokument operacional që përcakton aktivitetet konkrete, afatet kohore, instuticionet përgjegjëse dhe burimet e nevojshme për realizimin e tij.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është obliguar të publikojë Planin Vjetor në faqen e saj të internetit dhe të koordinojë zbatimin e tij, ndërsa ministritë përkatëse dhe instuticonet relevante do t’i japin përparësi aktiviteteve në kuadër të programeve të tyre vjetore, me raportim të rregullt për progresin e zbatimit.

Plani Vjetor për zbatimin e tranzicionit të drejtë për vitin 2026 përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zbatimit me efikas dhe të koordinuar të reformave të planifikuara, forcimit të kornizës institucionale dhe avancimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet financiare.

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

 

Accessibility Menu