Sot u mbajt një takim i Këshillit për tranzicion të drejtë, në të cilin u shqyrtua Plani vjetor për implementimin e tranzicionit të drejtë për vitin 2026.
Në takim u theksua se Plani për vitin 2026 është një dokument kyç për orientimin e aktiviteteve në procesin e tranzicionit të drejtë dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, ndërsa Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale koordinon finalizimin e tij.
Fokusi i diskutimit u vendos në faktin që Plani të jetë operativ dhe implementues, me aktivitete dhe projekte të përcaktuara qartë, instuticione përgjegjëse, kornizë kohore, burime të nevojshme dhe mekanizëm për ndjekjen e përparimit.
Мinistrja Bozhinovska theksoi se "implementimi i suksesshëm në vitin 2026 kërkon koordinim të fortë ndërinstuticional, role të qarta dhe përfshirje aktive të të gjitha instuticioneve relevante, me raportim të rregullt për progresin përmes Këshillit dhe grupeve punuese".
Pas diskutimit dhe harmonizimit të sotëm, Plani do të përgatitet për miratimin të mëtejmë formal, me qëllim që shteti të hyjë në vitin 2026 me drejtim të qartë, prioritete dhe fokus të shtuar në zbatimin dhe rezultatet në kuadër të tranzicionit të gjelbër.
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale