Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot u takua me Ana Dukovska, kryetare dhe bashkëthemeluese e Shoqatës "Unë jam grua" – organizata që synon të ndihmojë gratë të ndërtojnë rrjete të forta profesionale dhe të marrin mentorim nga udhëheqëse me përvojë, dhe Valentina Disoska, kryetare e e Shoqatës së grave të biznesit.
Të treja bashkëbisedueset – gra me vizion të fuqishëm dhe rezultate konkrete – diskutuan mbi iniciativa që do të nxisin përfaqësimin më të madh të grave në energji dhe në komunitetin e biznesit, me përfundimin e përbashkët – është koha që më shumë gra të arrijnë aty ku merren vendime energjetike dhe ekonomike.
"Në Ministri mbështesim çdo iniciativë që u jep hapësirë dhe zë grave në sektorin e energjisë. Ky sektor kërkon vizion, njohuri dhe guxim – dhe kjo është pikërisht ajo që kanë gratë. Është koha që ekspertiza dhe potenciali i tyre drejtues të jenë të dukshëm edhe në sektorin e energjisë. Nuk po kërkojmë kuota, por cilësi", deklaroi ministrja Sanja Bozhinovska.
Valentina Disoska theksoi se mbështetja e institucioneve është kyçe:
"Është veçanërisht domethënëse që një ministre si Sanja Bozhinovska është e përfshirë në mënyrë aktive në nisma të tilla. Është një shembull i vërtetë se si gratë në pozicione vendimmarrëse mund të hapin hapësirë për të tjerët."
Ana Dukovska shtoi një mesazh të fuqishëm:
"Gratë e forta duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë një brez grash që nuk do të pyesin nëse munden – por do të dëshmojmë se munden."
Takimi përfundoi me një marrëveshje për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të programeve dhe ngjarjeve konkrete që do të rrisin dukshmërinë dhe rolin e grave në energjetikë, inovacion dhe biznes.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale