Takim me ambasadorin britanik Metju Loson

Takim me ambasadorin britanik Metju Loson

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale Sanja Bozhinovska realizoi  takim pune me ambasadorin britanik Sh.T. Metju Loson.

 

Në takim morën pjesë Nikolla Stojanoski, Drejtor i tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përfaqësues të kompanisë ndërkombëtare Anglo American, një nga korporatat kryesore në botë në fushën e minierave dhe metalurgjisë.

 

Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe konstruktiv ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e energjisë dhe minierave. Ata diskutuan për aktivitetet aktuale të Ministrisë dhe mundësitë për shkëmbim të përvojës dhe praktikave të mira në menaxhimin e burimeve natyrore dhe tranzicionin energjetik.

 

Ministrja Bozhinovska theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Ambasadën Britanike, e cila, siç theksoi, përfaqëson një partner të rëndësishëm në proceset e zhvillimit të politikave energjetike, avancimit të rregullativave dhe inkurajimit të praktikave të qëndrueshme në sektor.

 

Ambasadori Loson dhe përfaqësuesit “Anglo Amerikan mirëpritën bashkëpunimin me Ministrinë e deritanishme, duke shprehur interes për dialog të mëtejshëm institucional dhe iniciativa të përbashkëta drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale.

 

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu