Shkupi dhe Maqedonia javën e ardhshme do të jenë në qendër të skenës bëtërore të energjisë. Një interesim i madh - mbi 1,000 pjesëmarrës nga më shumë se 70 vende – mes tyre përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, liderë ekonomikë, akademikë dhe ekspertë – do të mblidhen në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të formësuar të ardhmen energjetike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Në periudhën nga 28 deri më 30 tetor 2025, në Shkup do të mbahet Forumi i 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (IFESD-14), me temë "Nga qëllimet në veprim: Furnizimi i së ardhmes me energji të qëndrueshme/ From Goals to Action: Powering the Future with Sustainable Energy”
Ngjarja organizohet nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP) dhe pesë komisionet rajonale të Kombeve të Bashkuara (UNECE, UNESCAP, UNECLAC, UNECA dhe UNESCWA).
Forumi do të hapet zyrtarisht 28 tetor (e hënë) në Filarmoninë e Maqedonisë, dhe ceromonia do të transmetohet drejtpërdrejt përmes Radiotelivizionit të Maqedonisë (RTVM)).
Në hapjen solemne do të mbajnë fjalime:
· Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski
· Sanja Bozhinovska, Ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale
· Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut,
· Tatiana Molçan, sekretare ekzekutive e Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE),
si dhe përfaqësues të lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit të biznesit energjetik.
Gjatë forumit treditor do të zhvillohen një sërë panel-diskutimesh, sesione teknike dhe biseda tematike, ku do të trajtohen çështje më aktuale që lidhen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike, financimin e energjisë së pastër, digitalizimin e sistemeve, menaxhimin e lëndëve të para kritike, tranzicioni e drejtë, si dhe roli i të rinjve dhe grave në transformimin energjetik .
Qëllimi i forumit është të kalohet nga qëllimet globale në veprime konkrete – përmes hapave të qartë drejt diversifikimit të burimeve, përshpejtimit të investimeve të rinovueshme dhe zhvillimit të bashkëpunimit rajonal për stabilitetin energjetik.
Në kuadër të forumit, do të nënshkruhet "Deklarata e Shkupit" – një dokument që do të mbetet një dëshmi e rëndësishëme e angazhimeve të vendeve pjesëmarrëse drejt një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe gjithëpërfshirëse. Me këtë, Maqedonia forcon pozicionin e saj në hartën botërore të energjisë si një partner i barabartë dhe i besueshëm në tranzicionin global.
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale