Bozhinovska: Investimi në dije është investimi më i fuqishëm energjetik – u dorëzuan certifikatat për 90 profesionistë të Project Management dhe Energy Trading

Bozhinovska: Investimi në dije është investimi më i fuqishëm energjetik – u dorëzuan certifikatat për 90 profesionistë të Project Management dhe Energy Trading

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot dorëzoi në mënyrë solemne certifikatat pjesëmarrësve që kanë përfunduar me sukses dy trajnimet e specializuara – Project Managment dhe Energy Trading, të realizuara me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

 

Nëpërmjet këtyre programeve, mbi 90 ekspertë nga sektori i energjisë kanë fituar njohuri të reja dhe aftësi praktike në fushën e menaxhimit të projekteve, tregtimit të energjisë elektrike dhe optimizimit të çmimeve – kompetenca që janë kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të tregut modern dhe konkurrues të energjisë.

 

Në fjalimin e saj, ministrja Bozhinovska theksoi se  investimi në dije është investimi më i fuqishëm që mund të bëjmë – jo vetëm në institucione, por edhe në të ardhmen e përbashkët.

 

 "Çdo njohuri e re e fituar, çdo aftësi e re, do të thotë një sistem më i fortë, një treg më i besueshëm i energjisë dhe rezistencë më e madhe ndaj sfidave që sjell tranzicioni drejt energjisë së qëndrueshme", tha ministrja Bozhinovska.

 

Ajo shtoi se trajnimet e mbështetura nga BERZH janë dëshmi se  investimi tek njerëzit është parakusht për një sektor stabil dhe modern të energjisë, duke theksuar se Ministria do të vazhdojë të krijojë mundësi për zhvillim profesional dhe përparim të kuadrove vendase.

 

 "Do të vazhdojmë të investojmë në dije, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë një sistem që nuk varet nga individët, por nga kapacitetet, vizioni dhe profesionalizmi i zhvilluar së bashku", theksoi ministrja.

 

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të BERZH-it, si dhe pjesëmarrës nga sektori publik dhe privat i energjisë. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe frymëzuese, si shenjë e angazhimit të përbashkët për ndërtimin e një stafi ekspert dhe kompetent që do ta çojë përpara sektorin energjetik maqedonas.

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë,  Minierave dhe Burimeve Minerale

 

 

Accessibility Menu