Përshpejtimi i tranzicionit energjetik: Plan i qartë dhe qasje e koordinuar – u mbajt takimi i Platformës Investuese JETIP

Përshpejtimi i tranzicionit energjetik: Plan i qartë dhe qasje e koordinuar – u mbajt takimi i Platformës Investuese JETIP

 

Sot u mbajt takimi i katërt koordinues i Platformës investuese për tranzicion të drejtë energjetik (JETIP – Just Energy Transition Investment Platform), në të cilin aktorët kyç diskutuan për përparimin në politikat, planifikimin dhe reformat rregullatore që mbështesin tranzicionin e drejtë energjetik të Maqedonisë së Veriut.

 

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, znj. Sanja Bozhinovska, theksoi se gjatë periudhës së fundit Ministria është e fokusuar në forcimin e bazave politike dhe planifikuese të nevojshme për zbatimin efektiv të Platformës Investuese.

 

Në këtë drejtim, janë përgatitur dy Plane Vjetore për Zhvillimin e Sektorit Energjetik për vitet 2025 dhe 2026, të harmonizuara me prioritetet e tranzicionit të drejtë, të cilat sigurojnë një kornizë të qartë afatshkurtër për realizimin e projekteve dhe gatishmëri për investime.

 

Paralelisht, Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë ka përfunduar fazën e konsultimeve publike dhe ka hyrë në fazën përfundimtare të finalizimit. NEPK bashkon objektivat për dekarbonizim, zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe nevojat për fleksibilitet të sistemit energjetik, me fokus të veçantë në rajonet e prekura nga tranzicioni nga qymyri. Pas miratimit të tij, Plani do të përfaqësojë një bazë të qëndrueshme për vendimet investuese publike dhe private.

Në planin rregullator, në fazë përfundimtare është edhe përgatitja e Ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, me miratimin e të cilit do të krijohen kushte për përshpejtim të ndjeshëm të investimeve dhe përmbushjen e objektivave të dekarbonizimit.Këto aktivitete nuk përfaqësojnë reforma të izoluara, por hapa mundësues për realizimin e kornizës projektore të Platformës Investuese.

Qeveria edhe një herë konfirmoi përkushtimin e saj të fortë ndaj tranzicionit të drejtë energjetik, duke mbështetur Platformën Investuese si mekanizëm kyç për koordinim, investime dhe zbatim të përshpejtuar të reformave.

 

Me respekt,

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

 

Accessibility Menu