LSDM manipulon rëndë për të fshehur faktin se borxhet e tyre po pengojnë zhvillimin – më në fund po vendosim rregull aty ku sundonte kaosi
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale i demanton në mënyrën më të ashpër dhe të qartë pretendimet e pabazuara, manipuluese dhe qëllimisht të rreme të LSDM-së, të cilat edhe një herë tregojnë se si opozitë nuk kanë as argumente dhe as kredibilitet – por vetëm nevojë për të fshehur përgjegjësinë e tyre për kaosin financiar që lanë pas, edhe në sektorin e energjetikës.
Referimi i ministres Sanja Bozhinovska për gjendjen e Buxhetit kishte të bënte ekskluzivisht me mundësinë reale që shteti vetë të financojë një projekt të përmasave dhe peshës si hidrocentrali “Çebren” – një investim me vlerë mbi një miliard euro. Me këtë rast, ministrja theksoi qartë dhe me përgjegjësi se asnjë projekt, sado i rëndësishëm të jetë, nuk guxon të nënkuptojë ndalimin e fondeve për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe investime të tjera kyçe publike.
Ne e themi publikisht se çfarë është financiarisht e mundur dhe çfarë do të ishte e papërgjegjshme dhe e rrezikshme për shtetin. Kjo është dallimi mes politikës së përgjegjshme dhe populizmit të rrezikshëm – një dallim që LSDM duket qartë se duhet ta mësojë.
Fakti që sot pjesa kapitale e buxhetit është e kufizuar është pasojë e drejtpërdrejtë e viteve të menaxhimit joekonomik, kaotik dhe të papërgjegjshëm, një periudhë gjatë së cilës nuk u realizua asnjë projekt strategjik kapital, ndërsa shteti u ngarkua me borxhe pa vizion të qartë dhe pa rezultate. Një buxhet i lëkundur dhe jofunksional, të cilin kjo Qeveri tani po e stabilizon dhe po e vë në shërbim të projekteve reale, të matshme dhe të realizueshme.
Është e qartë se LSDM-së i pengon vendosja e rendit dhe e sistemit. Ministria ka bërë një kthesë thelbësore në sektorin energjetik, duke u mundësuar qindra kompanive vendase dhe të huaja të investojnë në mënyrë transparente, ligjore dhe nën kushte të barabarta – diçka që për vite me radhë ishte e bllokuar.
Pavarësisht sulmeve të ulëta, manipuluese dhe të pabazuara nga LSDM, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimve Minerale mbetet e përqendruar në realizimin e projekteve kyçe për qytetarët, me planifikim të përgjegjshëm, disiplinë financiare dhe pa rrezikuar stabilitetin e shtetit.
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale