Brenda qëndrimit në Athinë me rastin e pjesëmarrjes në samitin dyditor Energy Transition Summit: East Med and Southeastern Europe, ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, me theks të veçantë në bashkëpunimin energjetik, sigurinë energjetike dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në fushën e projekteve infrastrukturore dhe strategjike energjetike.
Bashkëbisedueset u ndalën edhe te dialogu strategjik i zhvilluar së fundmi në Uashington, ku energjetika ishte një nga temat qendrore, me ç’rast u riafirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e tranzicionit energjetik.
Ministrja Bozhinovska e informoi ambasadoren për ecurinë e aktiviteteve lidhur me ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndaj realizimit të projekteve që do të kontribuojnë në stabilitet më të madh energjetik, diversifikimin e burimeve të furnizimit dhe rritjen e ndërlidhjes rajonale.
U theksua së bashku nevoja për rritjen e vëllimit të investimeve amerikane në projekte energjetike dhe infrastrukturore në Maqedoni dhe në rajon, veçanërisht në fushën e infrastrukturës së gazit dhe modernizimit të kapaciteteve energjetike.
Në takim, ministrja Bozhinovska i përcolli një ftesë ambasadores Guilfoyle për të vizituar Republikën e Maqedonisë në një të ardhme të afërt.
Ме rrespekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale