Takim i ministres Bozhinovska me ministren austriake Claudia Plakolm dhe udhëheqjen e EVN Maqedoni

Takim i ministres Bozhinovska me ministren austriake Claudia Plakolm dhe udhëheqjen e EVN Maqedoni

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi takim me ministren federale austriake për Evropën, integrimin dhe familjen, Klaudia Plakolm, dhe me udhëheqësinë e EVN Maqedoni, në kuadër të vizitës së punës që delegacioni austriak realizoi në vend.

 

Në takim ishte i pranishëm  Sh.T. Martin Pamer, ambasador i Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Austrisë.

 

Fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Ministrisë së energjisë dhe kompanisë EVN Maqedoni, si shembull i veprimit të përgjegjshëm dhe partneritet ndërmjet shtetit dhe sektorit të energjisë.

 

Ministrja Bozhinovska theksoi se EVN Maqedoni është partner i rëndësishëm në tranzicionin energjetik të vendit, duke theksuar se shembulli i kompanisë tregon se si investimet e huaja mund të kontribuojnë në stabilitetin, modernizimin dhe digjitalizimin e sistemit energjetik.

 

"EVN Maqedoni është shembull se si një investitor i huaj mund të bashkëpunojë me institucionet shtetërore në një mënyrë që krijon vlerë të shtuar – jo vetëm për ekonominë, por edhe për shoqërinë". theksoi ministrja Bozhinovska.

 

Në kuadër të vizitës, delegacioni pati mundësinë të njihet me arritjet teknologjike dhe organizative të kompanisë, duke përfshirë edhe  qendrëm  moderne dispeçerimit për menaxhimin digjital të rrjetit të shpërndarjes në nivel kombëtar.

 

Ministrja austriake Klaudia Plakolm shprehu kënaqësi për nivelin e arritur të bashkëpunimit energjetik midis dy vendeve dhe me sinergjinë midis sektorit publik dhe privat në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky bashkëpunim është një shembull pozitiv për rajonin më të gjerë.

 

Të dy ministret konfirmian se ekziston një interes i përbashkët për të vazhduar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.

 

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

 

Accessibility Menu