Takim Bozhinovska me zëvendësministren e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë, Maria Tripod

Takim Bozhinovska me zëvendësministren e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë, Maria Tripod

Në kuadër të Forumit të Biznesit "Itali – Maqedonia e Veriut", i cili u mbajt sot në Shkup, Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerare, Sanja Bozhinovska, zhvilloi takim bilateral me Znj. Maria Tripodi, zëvendësministre e punëve të jashtme dhe bashkëpunimit ndërk-ombëtar të Republikës së Italisë.

 

Gjatë takimit u shpreh kënaqësia e përbashkët për bashkëpunimin ekonomik dhe politik gjithnjë e më intensiv mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e energjisë, ku ka një interes të konsiderueshëm nga kompanitë italiane për të investuar në teknologji të gjelbra dhe të qëndrueshme.

 

Ministrja Bozhinovska e informoi bashkëbiseduesen për projektet aktuale të zbatuara nga Ministria, si dhe për mundësitë e reja për investime të huaja në burimet e rinovueshme të energjisë, infrastrukturën energjetike dhe ruajtjen e energjisë. Ajo theksoi se Maqedonia e Veriut po bëhet një partner i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për projektet e mëdha energjetike, me një kornizë të qartë rregullatore dhe qëllime ambicioze në tranzicionin energjetik.

 

Nga ana e Znj. Tripodi shprehu mbështetje për reformat energjetike të zbatuara nga vendi dhe interes për thellimin e bashkëpunimit bilateral përmes projekteve dhe partneriteteve konkrete, si në nivel institucional ashtu edhe në atë të biznesit.

 

Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se energjia është fushë strategjike për lidhjen e mëtejshme të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me mundësi të projekteve të përbashkëta në kontekstin e lidhjes rajonale, tranzicionit në burime të pastra dhe zhvillimit të një rrjeti modern energjetik.

 

 

Me respekt,

Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu