Bozhinovska – Konjanovski: Zhvillimi energjetik i Manastirit është hap i rëndësishëm për një komunë më efikase dhe të qëndrueshme

Bozhinovska – Konjanovski: Zhvillimi energjetik i Manastirit është hap i rëndësishëm për një komunë më efikase dhe të qëndrueshme

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi takim pune me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, në të cilin u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e prioriteteve të përbashkëta zhvillimore në periudhën e ardhshme.

Në fokus të bisedimeve ishin projektet për efikasitet energjetik si një instrument kyç për uljen e kostove në nivel lokal, modernizimin e infrastrukturës publike dhe krijimin e një mjedisi urban më të qëndrueshëm. Bashkëbiseduesit u pajtuan se komunat kanë një rol thelbësor  në tranzicionin energjetik, dhe mbështetja shtetërore duhet të shndërrohet në rezultate konkrete dhe të matshme për qytetarët.

Ministrja Bozhinovska theksoi se partneriteti ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale është parakusht për realizimin efikas të reformave energjetike.

„Efikasiteti energjetik është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës. Qëllimi ynë është që çdo komunë të ketë një mundësi reale për modernizim, kosto më të ulëta dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal", theksoi Bozhinovska.

Gjithashtu duam të vazhdojmë aktivitetet e koordinuara midis Ministrisë dhe Komunës së Manastirit, me zbatimin e projekteve që do të sjellin përfitime afatgjata për qytetarët dhe ekonominë lokale.

Ky takim riafirmoon vendosmërinë për të përqendruar bashkëpunimin institucional në zgjidhje konkrete – komuna më efikase në energji, menaxhim të përgjegjshëm të burimeve dhe rezultate të dukshme në terren.

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu