Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi një takim pune me një delegacion të lartë të Bankës Botërore, të udhëhequr nga z. Charles Cormier, Drejtor Rajonal për Infrastrukturë (transport dhe energji), dhe znj. Xiaoging Yu, Drejtoreshë e Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë. Takimi ishte i përkushtuar prioriteteve strategjike energjetike, investimeve të gjelbra dhe përmirësimit të bashkëpunimit institucional.
Në qendër të bisedimeve ishte interkonektori i gazit mes Maqedonisë dhe Sërbis, projekt të cilin Banka Botërore e vlerëson si një nga më të rëndësishmit për sigurinë energjetike dhe lidhjen rajonale. U shqyrtua nevoja për krijmin e një kuadri të përbashkët instuticonal me Serbinë, si dhe roli i forcuar i kompanisë NOMAGAS AD në përgatitjen e dokumntacionit projektues dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtar .
Delegacioni i Bankës Botërore konfirmoi gatishmërinë për mbështetjen e zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, investimeve në sistemet e magazinimit, si dhe modernizimin e sistemeve të ngrohjes qendrore në Manastir dhe Shkup – procese që kontribuojnë drejtpërdrejt në ajër më të pastër dhe qëndrueshmëri energjetike.
Ministrja Bozhinovska theksoi rolin qendror të Fondit për Efiçiencë Energjetike, me theks në orientimin e mjeteve drejt institucioneve publike, ku efiçienca sjell efektin më të madh sistemik. Në pjesën e varfërisë energjetike u theksua nevoja për masa më të sakta dhe më të tregtuara socialisht, si dhe për përmirësimin e perfomancave energjetike të objekteve publike dhe private.
Një segment i veçantë i takimit iu kushtua çaktivizimit gradual të termocentraleve me qymyr, dhe planeve për investime të reja në burime të ripërtëritshme dhe sisteme moderne të ruajtjes së energjisë. Të dyja palët u pajtuan se tranzicioni duhet të jetë socialisht i drejtë, me programe të fuqishme të trajnimit dhe rikualifikimit të punojsëve në komplesket energjetike.
Ministrja dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore u dakorduan për koordinim të shtuar, mbështetje teknike dhe dialog të rregullt në periudhën e ardhshme, me përkushtim të përbashkët për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe krijimin e një sistemi energjetik stabil, modern dhe të qëndrueshëm.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale