Njoftim
"Ka nisur aplikimi për mbështetje financiare mujore prej 1.000 denarë për energji elektrike – Afati: 19 prill"
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale kujton se është në zhvillim Thirrja Publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar në vitin 2025, e cila synon qytetarët që hyjnë në kategorinë e konsumatorëve vulnerabël të energjisë.
Mbështetja financiare, përmes uljes së faturës mujore të energjisë elektrike, arrin në 1.000 denarë në muaj dhe miratohet për një periudhë prej 12 muajsh, duke filluar nga dita e dorëzimit të kërkesës. Aplikimi zgjat 30 ditë nga data e publikimit të thirrjes (deri më 19 prill), ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë me kohë dhe të mos e humbasin këtë mundësi për të ulur shpenzimet për energji elektrike.
Të drejtë për mbështetje kanë:
-
Familjet me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, përfitues të shtesës së veçantë, me të ardhura neto totale në vitin 2024 nën kufijtë e përcaktuar (nga 42.000 deri në 80.000 denarë, sipas numrit të anëtarëve të familjes);
-
Kujdestarët e personave, përfitues të kompensimit për kujdes, të cilët nuk e kalojnë pragun e paraparë të të ardhurave (në varësi të numrit të anëtarëve të familjes: nga 42.000 deri në 160.000 denarë).
Ata që tashmë marrin shtesë për energji ose ndihmë financiare për persona të moshuar nuk përfshihen në këtë masë.
Kërkesa për mbështetje financiare dorëzohet me formular të plotësuar (Formulari 1 ose 2) dhe dokumentacionin përkatës. Formularët janë të disponueshëm në arkivin e Ministrisë dhe në faqen e internetit: www.ea.gov.mk.
Dokumentet e nevojshme:
-
Deklaratë e noterizuar për saktësinë e dokumentacionit të paraqitur;
-
Kopje e Vendimit për të drejtën e shtesës së veçantë ose kompensimit për kujdes;
-
Kopje e faturës së fundit të energjisë elektrike;
-
Kopje e letërnjoftimit të aplikantit;
-
Dëshmi për anëtarët e familjes.
Për më shumë informacion dhe pyetje, qytetarët mund të kontaktojnë në: ranlivipotrosuvaci@energy.gov.mk.
Ministria edhe një herë fton të gjithë që i plotësojnë kushtet të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të aplikojnë me kohë.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale