Në kuadër të ESG Adria Summit 2025, që po mbahet në Tivat, Mali i Zi, Ministrja e Energjitikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, së bashku me Drejtorin e Financave të ESM SH.A., Ivan Stojanovski, zhvilluan një takim pune me Klaus Müller, Drejtor i Bankës KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë.
Takimi u fokusua në përparimin dhe realizimin e mëtejshëm të disa projekteve strategjike: faza e dytë e Parkut Eolik Bogdanec, centrali fotovoltaik "Bitola 2", si dhe faza e tretë e revitalizimit të hidrocentraleve të mëdha.
“Këto projekte jo vetëm që rrisin prodhimin vendas të energjisë elektrike, por gjithashtu forcojnë tërë sistemin energjetik të vendit. Partneriteti me Bankën KfW është një nxitje e rëndësishme për transformimin në energji të qëndrueshme,” theksoi Ministrja Bozhinovska.
Vëmendje të veçantë iu kushtua nismave të reja për ndihmë teknike, të cilat janë të orientuara drejt përmirësimit të kapaciteteve të brendshme të ESM SH.A., për planifikimin afatmesëm dhe strategjik, me theks në projektet investuese.
Banka KfW konfirmoi se mbetet një partner strategjik dhe do të vazhdojë të mbështesë projekte të reja, përfshirë centralin fotovoltaik "Bitola 3" dhe investime të tjera në burime të rinovueshme të energjisë.
Projektet që realizohen me mbështetje nga KfW kontribuojnë drejtpërdrejt në pasurimin e portofolit të burimeve të rinovueshme të energjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë energjetike.
Me respekt,
Ministria e Energjitikës, Minierave dhe Burimeve Minerale