Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon se arkëtimi i kompensimeve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 384.166.062,00 denarë. Kjo paraqet një rritje mbi dy herë e gjysmë krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit 2024, kur ishin arkëtuar 147.703.963,00 denarë.
Ky sukses vjen pas rezultateve të jashtëzakonshme të tremujorit të parë të vitit 2025, kur u arkëtuan 260.327.223,00 denarë, krahasuar me 110.576.324 denarë në tremujorin e parë të vitit 2024, si dhe tremujorit të dytë të vitit 2025, kur u arkëtuan 286.355.517,00 denarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin arkëtuar 133.576.534 denarë.
Në total, për nëntë muajt e vitit 2025, Ministria realizoi arkëtim prej mbi 931.000.000 denarësh, që përbën sukses historik në menaxhimin e resurseve natyrore dhe paraqet rritje mbi dy herë e gjysmë keahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024
Ministria pret që kjo shifër të vazhdojë të rritet duke pasur parasysh se janë dërguar paraljmërime për koncesionarët që ende nuk e kanë rregulluar detyrimin e pagesës, me kërkesën që ta bëjnë këtë brenda afatit; përndyrshe rrezikojnë ndërprerjen e kontrateve, për ata që nuk i respektojnë ligjet. Qeveria, me propozim të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, në periudhën e kaluar ka marrë gjithsej 46 vendime për ndërprerje të njëanshme të kontratave të koncesionit për shfrytëzim të lëndëve të para minerale, një pjesë e të cilave për shkak të mos - pagesës së kompensimit të koncesionit sipas Tarfiës së përcaktuar
Këto rezultate janë pasojë direkte e aktiviteteve të përkushtuara të Ministrisë për përmirësimin e arkëtimit dhe forcimin e kontrollit mbi detyrimet e koncesionarëve,duke përfshirë:
- Kontrolle të shtuara inspektuese: Kryerje të rregullta dhe të jashtëzakonshme të kontrolleve në terren për të siguruar përputhshmëri me detyrimet ligjore.
- Paralajmërime me shkrim dhe sanksione: Јаnë dërguar njoftime paralajmëruese të koncesionarët për shlyrjen me kohë të detyrimeve, me ndërprerje të njëanshme të kontratave për ata që nuk i respektojnë ligjet .
- Tarifë e re nga 1 janari 2025: Është futur një tarifë e re që rrit vlerën e kompensimeve deri 100% duke siguruar vlerë të drejtë për shrytëzimin e resurseve natyrore. Këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me mineralet energjetike, si qymyri, me qëllim që të mbrohen qytetarët nga presione shtesë mbi çmimet e energjisë elektrike.
Rritja e arkëtimit kontribuon drejtëpërdrejt në rritjen e buxheteve të komunave ku operojnë koncesionarët, si dhe të buxhetit shtetëror. Këto mjete investohen në:
· Buxhete më të mëdha për komunat,
· Investime në infrastukturë komunale,
· Projekte për tranzacion energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm.
· Projekte për mbrotjen e mjedisit jetësor.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përkushtuar vendosjes së standardeve më të larta për menaxhim transparent dhe të drejtë të resurseve natyrore. Këto rezultate janë dëshmi për përkushtimin tonë që të forcojmë përfitimet ekonomike nga shfrytëzimi i lëndëve të para minerale, duke siguruar njëkohësisht zhvillim të qëndrueshëm dhe mbështetje për komunitetet lokale.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale