Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale po vendos një sistem bashkëkohor digjital dhe një dron të specializuar për mbikëqyrje dhe monitorim të koncesioneve për burime minerale, energji solare dhe instalime të erës.
Teknologjia e re mundëson ndjekje precize të shfrytëzimit të pasurisë minerale, si dhe verifikim të koordinatave të sakta dhe infrastrukturës së paneleve solare dhe shtyllave matëse të parqeve me erë. Në këtë mënyrë, Ministria e forcon transparencën dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve natyrore.
Sistemi i ri e përfocon mbikëqyrjen inspektuese, duke u mundësuar inspektorëve të kryejnë kontroll edhe pa qenë gjithmonë fizikisht të pranishëm në terren. Droni siguron reagim më të shpejtë, kohë më të shkurtër për kontroll dhe ndjekje të pakufizuar të aktiviteteve në terren, mundëson monitorim më të detajuar të punës së koncesionarëve dhe ul ndjeshëm rrezikun e keqpërdorimeve.
„Me vendosjen e sistemit digjital dhe dronit, ne po e përmirësojmë dhe forcojmë kontrollin inspektues. Krijuam mundësi për mbikëqyrje moderne dhe efikase, e cila mundëson që koncesionet të përdoren me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, thekosi ministrja Bozhinovska.
Të punsuarit ne Ministri që do të operojnë dronin kanë kaluar trajnim të specializuar për përdorimin e tij dhe interpretimin e saktë të të dhënave të marra nga vëzhgimi në distancë. Kjo garanton mbikëqyrje profesionale, precize dhe moderne, në përputhje me standardet më të larta.
Përdorimi i dronëve tashmë është pjesë e praktikave standarde në vendet e zhvilluara, veçanërisht për hartografim, mbikëqyrje inspektuese dhe monitorim të burimeve energjetike dhe natyrore. Me këtë inovacion, Ministria ndjek praktikat ndërkombëtare dhe përmison modernizimin dhe efikasitetin e menaxhimit të burimeve.
Ministria mbetet e përkushtuar në sigurimin e standardeve të larta të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm të burimeve natyrore, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Me respekt,
Ministria e enegjisë, minierave dhe burimeve minerale