Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Ngjarjen Kombëtare për rrjetëzimin e Këshillave Lokale Ekonomiko – Socialë, ku edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Ministrisë për të punuar hapur, një bashkëpunim dhe dialog të drejtëpërdrejtë me të gjitha palët e përfshira.
„ Tranzicioni duhet të sjellë jetë më të mirë për të gjithë ne. Dhe kjo është mundur vetëm nëse jemi të hapur, të qasshëm dhe nëse punojmë së bashku. Ministria është partner për çdo komunë, çdo organizatë, çdo punëtor dhe çdo kompani që sjell iniciativën. Mund të na drejtoheni në çdo moment”, deklaroi ministrja Bozhinovska.
Këshillat Lokale Ekonomiko – Socialë janë platformë që i bashkon komunat, sindikatat, komunitetin e biznesit, organizatat qytetare dhe instuticionet në procesin e tranzacionit të drejtë energjetik.
„Nëse nuk punojmë së bashku, nëse punëtorët, komunat, biznesi lokal dhe organizatat qytetare nuk janë në proces – atëher procesi nuk do të ketë sukses. Shumë e thjeshtë”, theksoi Bozhinovska.
Bozhinovska iu referua edhe Platformës Investuese për Tranzicionin e Drejtë Energjetik, e cila tashmë funksionon dhe krijon mundësi për financimin e projekteve lokale:
„ Me këtë hapet hapësirë reale për investime që do të çojnë tranzicionin përpara. Por duhet që të gjithë faktorët e përfshirë, veçanërisht komunat, të jenë më përgjegjës, të ofrojnë projekte reale dhe të qëndrueshme në mënyrë që t’i përdorim fondet në mënyrë efkase. Detyra jonë është të sigurojmë drejtim të qartë politik, koordinim mes institucioneve dhe mbështetje për projektet cilësore lokale. Ne nuk duam tranzicion vetëm në letër. Dua që çdo komunë të ketë mundësi të zhvillojë projekt , dhe çdo komunitet të ndiejë se ky është një proces që krijon vlerë – jo frikë. Prandaj jemi këtu, prandaj jemi të hapur”, shtoi Bozhinovska ..“
Мinistria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetjen e proceseve lokale, zhvillimin e vendeve të gjelbra të punës, industrive të reja dhe kushteve të qëndrueshme për rritje ekonomike në të gjitha rajonet.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale