Debat publik për Draft-Planin Kombëtar të Energjinë dhe Klimën 2025-2030

Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale informon të gjitha palët e interesuara, dhe opinionin se më 15 dhjetor 2025 do të mbahet debat publik mbi draft-versionin e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën të Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2025-2030.

 

Ky aktivitet është një mundësi për të prezantuar qëllimet strategjike, masat dhe politikat që do të përcaktojnë zhvillimin energjetik dhe klimatik të shtetit në vitet e ardhshme.

Detajet e ngjarjes

1. Data: 15 Dhjetor 2025

2. Koha: 09:00 – 16:00 (CET)

3. Vendndodhja (prania fizike):

Hotel Stonebridge, 1 Dimitar Vlahov 1, Shkup

4. Vendndodhja (pjesëmarrja online):

Ngjarja do të jetë gjithashtu e qasshme përmes platformës Zoom.

 

Ftojmë të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në diskutimin mbi të ardhmen e energjisë dhe politikën klimatike të shtetit.

 

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu