Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, me ftesë zyrtare nga Sekretari për Energji i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Krist Rajt, do të marrë pjesë në Forumin e Gjashtë të Partneritetit për Bashkëpunim Energjetik Transatlantik (P – TEC), i cili do të mbahet në Athinë, Greqi.
Ngjarja organizohet nga Qeveria e SHBA – së në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë të Greqisë dhe përbën një nga platformat më me ndikim për bashkëpunim energjetik midis Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Forumin do ta hapin Sekretari amerikan për Energji, Kris Rajt, së bashku me Ministrin grek për Energji, Stavros Papastravru, ndërsa në progam do të marrin pjesë figura udhëheqëse nga sektori global i energjisë, përfaqësues të instuticioneve ndërkombëtare dhe kompanive energjetike.
Gjatë vizitës, Ministrja Bozhinovska do të ketë edhe një takim me Sekretarin amerikan për Energji, ku do të diskutohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit energjetik dhe për investimet në korridore rajonale të energjisë.
Në kuadër të forumit, ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë edhe në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë, me ftesë të ambasadores Kimberli Gilfol, në nder të Sekretarëve amerikanë për Punë të Brendshme dhe për Energji dhe ekipeve të tyre, të cilët po qëndrojnë në Greqi si pjesë e programit të P – TEC.
Forumi P – TEC përfshin tema si siguria energjetike, teknologjia bërthamore, financimi i infrastukturës, gazi natyror si hartë e re e lidhjeve energjetike në Evropë dhe transformimi i sistemeve energjetike në epokën e inteligjencës artificiale.
Pjesëmarrja e ministres Bozhinovska në këtë forum është dëshmi e inetersit të shtuar dhe e poziconimit të Maqedonisë në kuadër të inicativave energjetike transatlantike, si dhe e angazhimit të vazhdueshëm të Qeverisë për forcimin e stabilitetit energjetik, diversifikimin e burimeve dhe qasjen në teknologji e investime të reja.
Me respekt
Ministrija e Energjisë,Minierave dhe Burimeve Minerale