Në Athinë sot nisi zyrtarish Partneriteti i Gjashtë për Bashkëpunim Transatlantik në Energjetikë (P – TEC) – një forum global që bashkon minstrat e energjisë nga 25 vende të Evropës dhe Amerikës së Veriut, i dedikuar për përmisimin e sigurisë energjetike dhe projekteve strategjike infrastuktore.
Me ftesë të Sekretarit amerikan për Energjetikë, Kris Rajt, dhe ministrit grek të energjisë, Stavros Papastravur, ministrja Bozhinovska mori pjesë në hapjen solemne të forumit dhe në nënshkrimin e marrëveshjes së re të bashkëpunimit midis SHBA – së dhe Greqis.
Forumi i cili bashkon ministrat e enrgjisë nga 25 vende të Evropës dhe Amerikës së Veirut, përfaqëson një platformë udhëheqëse për dialog mbi sigurinë energjetike, diversifkimin e burimeve dhe investimet strategjike në rajon.
Në ngjarje u nënshkrua një marrëveshje strategjike energjetike midis kompanive ExxonMobil. Energean dhe Helleniq Energy, e cila parashikon një pjesëmarrje investuese prej 60% në kërkimin e zonës së gazit “Block2” në Detin Jon, në veripërendimin të Korfuzitë. Me këtë hap, SHBA – ja dhe Greqia hapën një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh energjetik, me vlerë midis 50 dhe 100 milionë dollarësh, e cila synon forcimin e sigurisë rajonale dhe diversifikimin e tregut evropian.
Pjesëmarrja e ministers Bozhinovska në mesin e liderëve të energjisë dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, SHBA – së dhe rajonit e vlerësua lart nga nikoqirët, si shenjë respekti ndaj Maqedonisë dhe rolit të saj aktiv në bashkëpunimin rajonal në fushën e energjisë.
Në fjalën e tij, minstri grek i energjisë Papastravru e përmendi Maqedoninë e Veriut si shembull të një bashkëpunimi të suksesshëm dhe të qëndrueshëm rajonal, duke theksuar se projektet e përbashkëta energjetike me Maqedoninë janë një model për besim dhe integrim në Evropën Juglindore .
Mbrëmjen e djeshme, ministrja Bozhinovska, me ftesë të veçantë nga ambasadorja sapoemëruar e Shteteve të Bashkuara në Athinë, Kimberly Gilfoyle, mori pjesë edhe në pritjen e organizuar në nder të Sekretarit amerikan për Energjetikë Kris Rajt dhe Sekretarit për Siguri të Brendshme Dag Burgam, e cila u mbajt në Ambasadën e SHBA – ve në Athinë.
Ngjarja ishte e karakterit të lartë diplomatik, ku morën pjesë deligacioni amerikan, ministria evropianë dhe pëfaqësues të kompanive kryesore energjetike, me qëllim frocimin e partneritetit transatlantic investimeve në energji të pastër dhe infrastukturë.
Forumi P – TEC, i cili u mbajt në Zappeion Megaron, këtë vit mblodhi mbi 400 përfaqësues të lartë nga 25 shtete dhe konfirmoi se bashkëpunimi energjetik midis Evropës dhe SHBA – së po bëhet një bosh strategjik i stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.
Pjesëmarrja e Maqedonisë në forume të tilla është një konfirmim se vendi ynë po ecën në mënyrë të barabartë me partnerët evropianë dhe translatantikë në fushën e energjisë së re.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale