Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me CFS Media & Advisory DOO, në përbërje të së cilës janë portali Ballkan Green Energy News dhe konferenca rajonale Forumi Energjetik i Beogradit.
Me nënshkrimin e Memorandumit vendoset një kornizë mbështetëse për avancimin e tranzicionit energjetik, investimeve dhe ekonomisë së gjelbër, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi parashikon aktivitete të koordinuara për promovimin e prioriteteve strategjike në sektorin energjetik, shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave, mbështetjen e proceseve reformuese dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.
Ministrja Bozhinovska theksoi se vendosja e partneriteteve të tilla përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të pozicionit të shtetit në iniciativat rajonale dhe evropiane të energjisë.
“Bashkëpunimi rajonal dhe qasja e përbashkët ndaj zhvillimit të sektorit energjetik janë kyçe për sigurimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm, stabil dhe konkurrues. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe qasjen profesionale në promovimin e progresit dhe reformave që po zbatojmë. Transparenca dhe dukshmëria ndërkombëtare e proceseve reformuese në energjetikë janë thelbësore,” theksoi ministrja Bozhinovska.
Në kuadër të Memorandumit, Ministria do të jetë partner institucional i konferencës rajonale të energjisë që do të mbahet në Beograd në maj 2026, me pjesëmarrjen aktive të delegacionit më të lartë në programin dhe aktivitetet e punës.
Nga ana e CFS Media & Advisory DOO u shpreh kënaqësia për partneritetin e vendosur dhe gatishmëria për mbështetje të mëtejshme të aktiviteteve të orientuara drejt avancimit të bashkëpunimit energjetik në rajon.
“E falënderojmë ministren Bozhinovska dhe ekipin e saj për besimin e dhënë dhe për partneritetin e fortë. Me këtë Memorandum vendosim një kornizë të qartë bashkëpunimi në promovimin e tranzicionit energjetik, investimeve dhe lidhjes rajonale,” theksoi pronarja e Balkan Green Energy News, Branislava Joviçiq.
Memorandumi shpreh përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e një partneriteti të bazuar në besim të ndërsjellë, interes të përbashkët dhe vizion afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit energjetik.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale