Bozhinovska realizoi një seri takimesh të rëndësishme me partnerë ndërkombëtarë për avancimin e sektorit të energjetikës dhe minierave

Bozhinovska realizoi një seri takimesh të rëndësishme me partnerë ndërkombëtarë për avancimin e sektorit të energjetikës dhe minierave

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një sërë takimesh pune me partnerë ndërkombëtarë me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e energjetikës dhe minierave.

Në takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ola Solstrom, u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në sektorin e minierave, përfshirë shkëmbimin e praktikave të mira nga ekspertët suedezë dhe bashkëpunimin me universitetet maqedonase për avancimin e kapaciteteve teknike dhe shkencore. Gjithashtu, në takim u shqyrtuan tema që lidhen me zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe projekte për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental, si pjesë e angazhimeve për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe tranzicion të gjelbër.

Ministrja Bozhinovska realizoi takim edhe me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel, me të cilën diskutuan për avancimin e bashkëpunimit në sektorin e energjetikës, përfshirë mbështetjen për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe forcimin e efikasitetit energjetik. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ekspert dhe shkëmbimit të zgjidhjeve inovative ndërmjet dy vendeve.

Bozhinovska zhvilloi takim edhe me përfaqësues të Strategic and Social Research Foundation – Marmara Group. Fokusi i bisedës ishte organizimi i Samitit të 29-të Ekonomik Euroaziatik dhe ftesa zyrtare për ministren Bozhinovska për pjesëmarrje në Samit. Në takim u diskutua gjithashtu për mundësitë e investimeve në energjinë solare, si dhe aktivitetet dhe planet aktuale të Ministrisë së Energjisë.

Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për promovimin e Maqedonisë së Veriut si një vend modern, tërheqës për investime dhe ekologjikisht i përgjegjshëm, i cili vazhdimisht avancon sektorin e energjetikës dhe minierave dhe forcon bashkëpunimin rajonal.

Me respekt,

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu