U mbajt Debati Publik për Raportin–draft të vlerësimit strategjik të ndikimit në mjedis të Planit kombëtar për energji dhe klimë (PKEK) 2025–2030

U mbajt Debati Publik për Raportin–draft të vlerësimit strategjik të ndikimit në mjedis të Planit kombëtar për energji dhe klimë (PKEK) 2025–2030

Në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, më 9 dhjetor 2025 u mbajt një debat publik mbi Raportin–draft për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedis të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK) 2025–2030. Dokumenti paraqet një pjesë kyçe të procesit të planifikimit të politikave energjetike kombëtare dhe ofron një përmbledhje sistematike të ndikimeve të mundshme që masat dhe aktivitetet e propozuara mund t’i kenë mbi mjedisin.

Debatin e hapi dhe e moderroi Valentina Stardelova, udhëheqëse e Sektorit të Energjetikës  në Ministri. Në ngjarje u prezantuan elementet kryesore të PKEK-ut, si dhe metodologjia e hartimit dhe gjetjet thelbësore nga vlerësimi strategjik.

Maja Bozhiceviq Vrhovac, anëtare e ekipit këshillues të EIHP-së, prezantoi strukturën e Planit Kombëtar, objektivat për vitin 2030 dhe masat kyçe sipas sektorëve, si dhe mënyrën dhe parimet sipas të cilave është përgatitur dokumenti. Më pas, Magdalena Trajkovska Trpevska e shpjegoi Raportin–draft për vlerësimin strategjik të ndikimeve mbi mjedisin, duke u ndalur te rreziqet e identifikuara, përfitimet dhe rekomandimet.

Në pjesën e diskutimit, komentet dhe pyetjet e tyre i paraqitën përfaqësueset e OICA Global, Elena Gavrilova, dhe të Eco-svest, Elena Nikolovska. Vërejtjet e tyre, si edhe të gjitha komentet shtesë me shkrim që do të mbërrijnë, do të shqyrtohen dhe do të inkorporohen në mënyrë adekuate në versionin final të dokumentit.

Ministria kujton se Raporti–draft është publikuar publikisht më 21 nëntor 2025 dhe mbetet i disponueshëm për shqyrtim publik deri më 21 dhjetor 2025. Të gjitha palët e interesuara mund ta shikojnë dhe të dërgojnë mendimet dhe sugjerimet e tyre në adresën elektronike: ivana.takashmanova@energy.gov.mk .

Procesi i hartimit të PKEK-ut është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin, ndërsa qëllimi i Ministrisë është transparencë maksimale dhe përfshirje e publikut. Pas përpunimit dhe integrimit të të gjitha komenteve të pranuara, pritet që dokumenti të finalizohet dhe t’i dërgohet Qeverisë për miratim

 

 

Accessibility Menu