U prezantua strategjia e re për bashkëpunim e Organizatës botërore të shëndetësisë me Maqedoninë e Veriut për periudhën 2026-2030, dokument që përcakton udhëzimet për forcimin e sistemit shëndetësor, rezistencën ndaj klimës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Në ngjarje morën pjesë ministra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe ekspertë nga fusha të ndryshme. Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, në fjalimine saj theksoi lidhjen thelbësore midis energjisë dhe shëndetit publik, duke theksuar se zgjedhjet energjetike janë të lidhura drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së qytetarëve.
"Ajo që e bën të veçantë këtë Strategji bashkëpunimi është se ajo nuk kufizohet vetëm në sektorin e shëndetësisë – ajo hap hapësirë për sinergji midis shëndetësisë, energjisë, mjedisit dhe ekonomisë. Është një vizion që njeh atë që ka më shumë rëndësi – që mirëqenia e njerëzve të ndërtohet përmes politikave të përbashkëta. Detyra jonë si institucion është pikërisht në këtë drejtim – të gjitha zgjidhjet ligjore, të gjitha politikat dhe aktivitetet që ne kryejmë, janë ndërtuar mbi këtë ekuilibër", theksoi ministrja Bozhinovska.
Ajo shtoi se tranzicioni drejt energjisë së pastër duhet të jetë i drejtë dhe gjithëpërfshirës:
"Angazhimi ynë është ta bëjmë tranzicionin drejt energjisë së pastër të drejtë. Kjo do të thotë që askush nuk duhet të mbetet prapa – as punëtorët e industrisë dhe as komunitetet lokale."
Në prezantimin e saj, ministrja Bozhinovska theksoi se Ministria e Energjisë tashmë po punon për të përshpejtuar procesin e dekarbonizimit, vendosjen e standardeve të larta për investime të reja, rikultivimin e zonave të degraduara, rritjen e efikasitetit të energjisë në institucionet publike dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
„Ne jemi të gatshëm të integrojmë në mënyrë aktive dimensionin shëndetësor në politikat energjetike dhe klimatike, në bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në dhe partnerët e sistemit të Kombeve të Bashkuara", shtoi ministrja Bozinovska, duke theksuar se rritja ekonomike dhe shëndeti i qytetarëve duhet të shkojnë dorë për dore.
Me respekt,
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale