Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana (AIF 2025).
Në kuadër të vizitës, ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë në sesionet kryesore të forumit, kushtuar energjisë, ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Prania e saj në AIF 2025 është pjesë e një nisme më të gjerë për forcimin e diplomacisë energjetike të Maqedonisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh me vendet e Azisë Qendrore.
Në kuadër të forumit, ministrja Bozhinovska do të mbaj një fjaim në seancë plenare të titulluar "THE RESOURGE RACE: WHY CONTROLS THE GREEN FUTURE". Sesioni është i fokusuar në garën globale për mineralet kritike dhe tokat e rralla që janë kyçe për tranzicionin energjetik dhe teknologjitë e gjelbra.
Forumi Ndërkombëtar i këtij viti në Astana mbahet nën moton "Lidhja e mendjeve, formësimi i së ardhmes" dhe mbledh së bashku mbi 600 të ftuar të shquar, duke përfshirë krerë shtetesh, ministra, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Forumi u hap nga Presidenti i Kazakistanit Tokaev dhe në të morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, presidenti Ruanda Pol Kadame dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun.
Përmes pjesëmarrjes në forum, ministrja Bozhinovska do të ketë mundësinë të shkëmbejë përvoja dhe ide me politikëbërësit nga e gjithë bota, të prezantojë prioritetet e tranzicionit energjetik të Maqedonisë dhe të iniciojë partneritete të reja në drejtim të rritjes së investimeve në burime të pastra të energjisë dhe forcimit të sigurisë energjetike rajonale.
Me respekt,
Мinistria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale