Katër shkolla do të marrin një system të mençur për menaxhim të energjisë – një memorandum i nënshkruar midis Ministrisë së Energjetikës, Telekomit dhe shkollave fillore në Shkup

Katër shkolla do të marrin një system të mençur për menaxhim të energjisë – një memorandum i nënshkruar midis Ministrisë së Energjetikës, Telekomit dhe shkollave fillore në Shkup

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me katër shkolla fillore në Shkup dhe me Telekomin e Maqedonisë, i cili fillon zbatimin e një nisme për përdorim më efikas të energjisë elektrike dhe për nxitjen e ndërgjegjësimit për energjinë në sistemin arsimor.

"Efiçienca e energjisë duhet të fillojë nga themeli – nga shkollat tona, ku ne edukojmë qytetarët e ardhshëm dhe profesionistët e ardhshëm. Përmes hapave të tillë konkretë, ne përcjellim mesazhin se çdo institucion, dhe në të vërtetë çdo individ, ka një rol për të luajtur në menaxhimin e qëndrueshëm të energjisë. Në të njëjtën kohë, me projekte të tilla ne u mësojmë brezave të rinj ndërgjegjësimin, përgjegjësinë dhe përdorimin racional të energjisë – vlera që janë thelbësore për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku", tha ministrja Sanja Bozhinovska.

Është hapi i parë në futjen e monitorimit dhe menaxhimit inteligjent të konsumit të energjisë elektrike në institucionet publike, duke filluar nga shkollat fillore "Mirçe Acev" (Gjorçe Petrov), "Ismail Qemali" (Qair), "Kiril Pejçinoviç" (Kisela Vodë) dhe "Lazo Angelovski" (Aerodrom). Një donacion nga Telekomi i Maqedonisë – një zgjidhje e avancuar Smart Energy Metering and Management (SEMM) do të instalohet në këto shkolla. Zgjidhja do t'i lejojë shkollave të kenë njohuri dhe kontroll më të mirë mbi kostot e energjisë dhe të inkurajojnë një përdorim më të përgjegjshëm të burimeve.

Shkollat mirëpritën partneritetin me ministrinë dhe theksuan rëndësinë e projekteve të tilla për funksionimin e tyre të përditshëm.

"Kjo nuk është thjesht një zgjidhje teknike, por një mjet që na ndihmon si institucione të jemi më efikasë, të përgjegjshëm dhe të përfshijmë ndërgjegjësimin për energjinë në procesin arsimor," thanë drejtorët e katër shkollave në një deklaratë të përbashkët.

Zgjidhja SEMM është zhvilluar plotësisht nga Telekomi i Maqedonisë. Sistemi i lejon shkollat të monitorojnë në kohë reale se si dhe sa shpenzojnë, duke e bërë më të lehtë identifikimin e mundësive për të reduktuar konsumin e panevojshëm dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë.

"Jam veçanërisht i kënaqur që jami pjesë e këtij projekti të efiçiencës së energjisë, duke dhuruar zgjidhjen tonë të menëçur për katër shkolla në Shkup. Në epokën e teknologjive të lidhura, qëllimi ynë nuk është vetëm të kontribuojmë në digjitalizim, por edhe në një mjedis më të shëndetshëm, në këtë rast duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike.

Bashkëpunimi me Ministrinë e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale dhe shkollat është shumë i rëndësishëm, sepse vetëm përmes partneriteteve të tilla mund të krijohen zgjidhje afatgjata dhe themelore". – tha Nikolla Lushev, Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

"Shpresojmë që gjithnjë e më shumë kompani do ta ndjekin këtë shembull dhe do të angazhohen në zgjidhje që do t'i ndihmojnë këto institucione të merren me konsumin dhe kostot e energjisë elektrike në mënyrë më lehtë dhe efikase", tha Bozhinovska.

"Kompanitë nuk duhet të jenë vetëm teknologjikisht inovative – ne presim përgjegjësi të vërtetë sociale prej tyre. Sot, kur të gjithë po përballemi me sfida energjetike, është veçanërisht e rëndësishme që sektori privat të investojë dhe të ndihmojë aty ku është më e nevojshme – në institucione publike si shkollat dhe spitalet", përfundoi Bozhinovska.

 

 

Me respekt,

Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu