Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, do të marrë pjesë në Samitin e 9-të të Energjisë së Ballkanit në Athinë, Greqi, i cili mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë, Ministrisë së Energjisë së Hungarisë dhe Komisionit Rregullator për Energjinë (KRRE) të Maqedonisë së Veriut.
Bozhinovska do të jetë pjesë e panelit ministror që zyrtarisht hap samitin dhe së bashku me ministra nga vendet e rajonit do të diskutojë për forcimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e energjisë në Ballkan. Në qendër të diskutimeve do të jenë siguria rajonale e energjisë, zgjidhjet hibride të energjisë dhe krijimi i një përgjigjeje të përbashkët ndaj sfidave globale.
Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, do të prezantojë planin kombëtar për tranzicionin energjetik, duke theksuar kalimin gradual nga qymyri në hidrogjen dhe gaz natyror — një proces që Maqedonia e Veriut po e udhëheq si pjesë e politikës së saj afatgjatë të energjisë.
Këtë vit, Samiti i Energjisë së Ballkanit bashkon mbi 40 folës, përfshirë ministra, rregullatorë dhe aktorë kryesorë të industrisë së energjisë. Ngjarja përfaqëson një platformë kyçe biznesi për partneritete strategjike dhe hapjen e mundësive të reja për investime në sektorin e energjisë në rajon.
Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale