Maqedonia kërkon një tranzicion të drejtë energjetik: Labudoviq nga Athina tha se rregullat evropiane duhet të ndjekin realitetin e rajonit

Maqedonia kërkon një tranzicion të drejtë energjetik: Labudoviq nga Athina tha se rregullat evropiane duhet të ndjekin realitetin e rajonit

Zëvendësministri i Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Miroslav Labudoviq, mori pjesë në Forumin e Energjisë të Komunitetit të Energjisë në Athinë, ku ishte pjesë e pan-eleve të diskutimit të dedikuara për integrimin e tregjeve të energjisë elektrike dhe thellimin e bashkëpunimit energjetik me Bashkimin Evropian.

Në fjalimin e tij, Labudoviq prezantoi përparimin që Maqedonia po bën në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me rregulloret evropiane të energjisë, duke theksuar se transpozimi i rreg-ullave të BE-së përbën një nga detyrimet kryesore në kuadër të proceseve reformuese dhe trans-formimit energjetik të shtetit.

Një theks i veçantë iu vu Mekanizmit të rregullimit të karbonit në kufi (CBAM), i cili në periudhën e ardhshme do të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonomitë e rajonit. Labudoviq theksoi se gjatë hartimit të politikave dhe masave të ardhshme është e domosdoshme të merren parasysh me kujdes specifikat e këtij mekanizmi, veçanërisht në pjesën e investimeve në burime të rinovueshme të energjisë, konkurrueshmërisë së industrisë vendore dhe sektorit të eksportit.

,,Tranzicioni energjetik duhet të jetë ambicioz, por edhe i drejtë. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane dhe po zbatojnë reformat e nevojshme, por procesi duhet të shoqërohet me dialog konstruktiv dhe mbështetje që njeh realitetin dhe sfidat në rajon”, theksoi Labudoviq.

Në forum u shqyrtuan edhe mundësitë për lidhje të mëtejshme të tregjeve rajonale të energjisë el-ektrike, rritjen e sigurisë energjetike dhe përshpejtimin e investimeve në energji të pastër.

Pjesëmarrja e Maqedonisë në këtë takim të lartë rajonal përbën edhe një konfirmim të rolit aktiv të shtetit në proceset që formësojnë të ardhmen e sektorit energjetik evropian dhe përkushtimit për ndërtimin e një sistemi energjetik konkurrues, të qëndrueshëm dhe të integruar.

 

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu