Bozhinovska: E ardhmja e sektorit të energjisë është në teknologjitë digjitale, por investimi më i rëndësishëm mbetet njohuria

Bozhinovska: E ardhmja e sektorit të energjisë është në teknologjitë digjitale, por investimi më i rëndësishëm mbetet njohuria

Digjitalizimi, inteligjenca artificiale dhe sistemet e mençura energjetike do të kenë rol kyç në krijimin e një sektori energjetik të sigurt, të qëndrueshëm dhe konkurrues, deklaroi ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në ngjarjen “Digjitalizimi dhe inovacionet për një tranzicion energjetik të sigurt dhe të qëndrueshëm”, të organizuar nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në bashkëpunim me Fakultetin e Makinerisë – Shkup dhe në partneritet me Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike (FETI/FEIT).

Të ftuarit e pranishëm, që në hyrje të ngjarjes, patën mundësinë të njiheshin me një zgjidhje teknologjike inovative të zhvilluar nga studentët dhe hulumtuesit e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI). Një robot, i programuar në FINKI, i priste dhe i përshëndeste pjesëmarrësit, duke simbolizuar lidhjen ndërmjet teknologjive digjitale, inovacioneve dhe së ardhmes së sektorit energjetik, e cila ishte një nga temat qendrore të ngjarjes.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të komunitetit akademik, kompanive energjetike, sektorit të teknologjisë së informacionit (IT) dhe institucioneve, në një diskutim të përbashkët mbi rolin e teknologjive moderne në transformimin energjetik të shtetit dhe rajonit.

Në fjalimin e saj, ministrja Bozhinovska theksoi se tranzicioni energjetik sot nuk paraqet vetëm zëvendësimin e burimeve tradicionale të energjisë me burime të ripërtëritshme, por një trans-formim të thellë të të gjithë sistemit energjetik.

„Teknologjitë digjitale, automatizimi, analiza e të dhënave dhe inteligjenca artificiale po bëhen një parakusht i domosdoshëm për krijimin e një sistemi energjetik modern, efikas dhe të qëndrueshëm. Por nëse ekziston një burim që është më i rëndësishëm se çdo teknologji, infrastrukturë apo investim, atëherë janë njerëzit. Kapitali më i madh i një shteti është dija,” theksoi Bozhinovska.

Ajo theksoi se Maqedonia është e përkushtuar fuqishëm për ndërtimin e një sektori energjetik të qëndrueshëm, i cili do të sigurojë furnizim të besueshëm me energji, do të forcojë konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe do të kontribuojë në përmbushjen e detyrimeve klimatike dhe evropiane të shtetit.

Në kuadër të panel-diskutimit “Nga inovacioni në implementim: zgjidhje digjitale dhe inxhini-erike për një tranzicion energjetik të sigurt”, ministrja theksoi se Maqedonia sot po kalon nëpër një nga transformimet më të rëndësishme në historinë e saj energjetike.

Qëllimi ynë nuk është vetëm t’i ndjekim trendet evropiane, por të pozicionohemi aktivisht si një vend që krijon kushte për një energjetikë moderne, të qëndrueshme dhe konkurruese. Në vitet e fundit janë rritur ndjeshëm kapacitetet nga energjia diellore dhe e erës, ndërsa interesi i investito-rëve vazhdon të rritet. Kjo është dëshmi se Maqedonia po bëhet e njohur si një destinacion i sig-urt për investime në energji të pastër”, theksoi Bozhinovska.

Ajo theksoi se faza e ardhshme e tranzicionit nënkupton shumë më tepër sesa ndërtimi i ka-paciteteve të reja prodhuese.

,,Sfida e vërtetë është integrimi i burimeve të rinovueshme në sistemin elektroenergjetik. Prandaj, fokusi sot është vendosur te sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë, rrjetet e mençura, digjitalizimi dhe modernizimi i infrastrukturës”, tha Bozhinovska

Duke iu referuar reformave ligjore, Bozhinovska theksoi se Ligji i ri për Energjetikën përbën një hap historik me të cilin shteti merr një kornizë moderne rregullative të harmonizuar me legjislacionin evropian.

“Ligji hap hapësirë për zhvillimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë, rrjeteve të mençura, shërbimeve digjitale, konsumatorëve aktivë dhe komuniteteve energjetike. Aktualisht është në përgatitje e sipër hartimi i akteve nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e plotë të këtyre zgjidhjeve”, theksoi ajo.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet sistemi energjetik, ministrja theksoi se shteti paralelisht po punon për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, modernizimin e rrjetit të trans-metimit dhe shpërndarjes, si dhe forcimin e ndërlidhjes energjetike rajonale.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës është ndërtuar para disa dekadash dhe nevojiten investime serioze që sistemi të mund të pranojë në mënyrë të sigurt kapacitetet e reja prodhuese. Matësit inteligjentë, sistemet e avancuara të menaxhimit të rrjetit dhe teknologjitë e reja digjitale do të kenë rol kyç në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit”, tha Bozhinovska.

Ajo kujtoi gjithashtu projektet strategjike infrastrukturore që po realizohen, ndër të cilat inter-konektori i gazit natyror me Greqinë dhe interkoneksioni elektroenergjetik Bitola – Elbasan me Shqipërinë, të cilat do të kontribuojnë në siguri më të madhe energjetike, diversifikim të buri-meve dhe integrim më të mirë të tregut rajonal të energjisë

Theks i veçantë u vendos edhe te roli i arsimit, shkencës dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

“E ardhmja e energjetikës do të udhëhiqet nga njerëz që e kuptojnë njësoj inxhinierinë, teknologjitë digjitale dhe nevojat e shoqërisë moderne. Prandaj investimet në dije janë investime me kthimin më të madh. Pikërisht inxhinierët e rinj, studiuesit dhe inovatorët do të jenë bartësit e transformimit energjetik në dekadat e ardhshme”, porositi Bozhinovska.

Pjesëmarrësit në ngjarje u pajtuan se digjitalizimi nuk është më një zgjedhje, por një parakusht për një tranzicion të suksesshëm energjetik, ndërsa bashkëpunimi mes institucioneve, komunitetit akademik, sektorit energjetik dhe atij IT do të jetë kyç për krijimin e një sistemi energjetik të sig-urt, të qëndrueshëm dhe konkurrues, të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu