Ndryshim i Vendndodhjes për Debatin Publik mbi Draft Raportin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Draft Strategjisë për Kërkime Gjeologjike dhe Përdorim të Qëndrueshëm të Burimeve Minerale

Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para

NJOFIM PËR PUBLIKUN: NDRYSHIM I VENDIT DHE KOHËS SË DEBATIT PUBLIK

 

Për shkak të interesimit të madh për pjesëmarrje në debatin publik për Draft Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Draft “Strategjisë për Kërkime Gjeologjike dhe Përdorim dhe Eksploatim të Qëndrueshëm të Burimeve Minerale në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2025–2045”, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ndryshon vendin e mbajtjes së ngjarjes për të siguruar më shumë hapësirë për diskutim.

 

Debati publik do të mbahet më 3 prill 2025 (e enjte), duke filluar nga ora 13:30, në amfiteatrin e Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Shkup.

 

Ministria i fton të gjitha palët e interesuara — institucionet, ekspertët, komunitetin akademik, sektorin civil dhe biznesin — që të përfshihen aktivisht në hartimin e strategjisë. Qëllimi ynë është që ky dokument, i përgatitur nga shkencëtarë dhe ekspertë të njohur, të ndjekë standardet më të larta dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe efikas të vendit në dy dekadat e ardhshme.

 

Të gjitha detajet e tjera të agjendës dhe mundësia për diskutim mbeten të pandryshuara.

 

Draft Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe teksti i draft Strategjisë janë të disponueshme në faqen zyrtare të Ministrisë: www.ea.gov.mk.

 

Ju falënderojmë për interesimin e madh dhe ju ftojmë të merrni pjesë aktivisht në debat.

Accessibility Menu