Ndërtimi i së Ardhmes: Ulja e largimit të kuadrit cilësor dhe mbështetje për tranzicionin energjetik

Ndërtimi i së Ardhmes: Ulja e largimit të kuadrit cilësor dhe mbështetje për tranzicionin energjetik

Zëvendësministri i Energjisë, Miroslav Labudoviq, mori pjesë në një diskutim panel në kuadër të projektit Skills4Justice.eu SKILLS4JUSTICE, ku u diskutua mbi temën: “Nga hulumtimi te politikat: përdorimi i të dhënave për migrim të drejtë.”

 

Në një kohë kur migrimi është një nga sfidat kryesore për shoqëritë në të gjithë Evropën, është thelbësore që politikat të bazohen në të dhëna dhe hulumtime përkatëse. Kjo na mundëson të ndërtojmë zgjidhje të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që mbrojnë të drejtat dhe forcojnë kohezionin shoqëror.

 

Veçanërisht shqetësues është largimi i kuadrit të arsimuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky trend ndoshta nuk mund të ndalet plotësisht, por si shtet duhet të bëjmë përpjekje maksimale për ta zbutur atë. Duke krijuar mundësi më të mira për të rinjtë, përmirësuar kushtet ekonomike dhe ndërtuar një shoqëri ku ata e shohin të ardhmen e tyre, mund ta zvogëlojmë nevojën për migrim.

 

“Për më tepër, sektori energjetik përballet me mungesë të kuadrove të kualifikuara – një sfidë që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me tranzicionin e përshpejtuar drejt energjisë së pastër. Ne po punojmë aktivisht në rikualifikimin dhe përmirësimin e aftësive të stafit në këtë sektor, me qëllim krijimin e një fuqie punëtore të përgatitur dhe të specializuar për sistemin energjetik të së ardhmes,” deklaroi zëvendësministri Labudoviq.

 

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përqendruar në përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe në sjelljen e ideve dhe zgjidhjeve të reja që do të përmirësojnë politikat e migrimit dhe tranzicionin energjetik. Qëllimi ynë është të krijojmë politika gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe strategjike që i përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe përmirësojnë cilësinë e jetës në shoqërinë tonë.

 

Me respekt,
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

Accessibility Menu