Interesi për subvencionet për pajisje klimatike inverter – afati i aplikimit deri më 5 tetor

Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para Ministria e energjisë, minierave dhe lëndëve të para

Interesi për subvencione për blerjen e pajisjeve klimatike inverter që jepen nga Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale. Sipas të dhënave të institucionit, deri më 12 shtator, janë pranuar gjithsej 3,954 aplikime në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.

Nga këto, 2,375 aplikime janë dorëzuar nga  amvisëri me të ardhura të ulëta dhe 1,579 nga amvisëri ku e vetmja e ardhur është pensioni.

Ministria informon qytetarët se ka ende mundësi për të aplikuar - afati i fundit është 5 tetor 2025. Qytetarët që i përkasin kategorive të cenueshme dhe që plotësojnë kushtet mund të paraqesin aplikime deri në këtë datë.

Aplikimet mund të dorëzohen përmes arkivave të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale ose online përmes faqes zyrtare: www.energy.gov.mk.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kualifikuar të përfitojnë nga mundësia dhe të aplikojnë para skadimit të afatit.

Kush mund të aplikojë?

Amvisëri  me të ardhura të ulëta, të cilat në vitin 2024 nuk kanë  tejkaluar të ardhurat mujore neto në këto shuma:

25,000 denarë për një anëtarë në amvisëri.

31,000 denarë për  amvisëri me dy anëtarë

37,000 denarë për amvisëri me tre anëtarë

43,000 denarë për amvisëri me katër ose më shumë anëtarë

Amvisëri ku e ardhura e vetme është pensoni, dhe të ardhurat mujore neto në vitin 2024 nuk e kanë tejkaluar:

15,700 denarë për një anëtarë në amvisëri

19,800 denarë për amvisëri me dy anëtarë

23,700 denarë për amvisëri me tre ose më shumë anëtarë

Një person mund të bëjë vetëm një kërkesë për një amvisëri.

drejtë për pajisje klimatike inverter nuk kanë  amvisëritëgjatë 5 viteve të fundit kanë përfituar subvencion për blerjen  një pajisjeje klimatike  ose sobë me pelet, si dhe ato që kanë një sistem ngrohjeje qendrore të lidhur.

 

Mjetet dhe kushtet

Për këtë masë janë ndarë gjithsej 170 milionë denarë. Fondet do të përdoren për blerjen dhe instalimin e pajisjeve klimatike  inverter 3.5 kW dhe klasit të energjisë A+, të cilat do të instalohen direkt në shtëpitë e përdoruesve.

Me këtë program, Ministria riafirmon angazhimin e saj për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe uljen e varfërisë energjetike në vend

 

 

Me respekt,

Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale

Accessibility Menu