Bozhinovska: Po krijojmë një rrjet të ekspertëve energjetikë maqedonas në mbarë botën – takim me inxhinierren e shquar maqedonase në Gjermani, Angela Popova

Bozhinovska: Po krijojmë një rrjet të ekspertëve energjetikë maqedonas në mbarë botën – takim me inxhinierren e shquar maqedonase në Gjermani, Angela Popova

Ministrja për Energjitikë, Miniera dhe Burime Minerale, Sanja Bozhinovska, me kënaqësi njofton një iniciativë të rëndësishme të orientuar drejt lidhjes me profesionistët e shquar maqedonas në fushën e energjetikës dhe minierave, të cilët aktualisht po bëjnë progres të rëndësishëm jashtë vendit.

 

Në këtë kuadër, ministrja Bozhinovska realizoi një takim me Angela Popova, një inxhiniere e re e shquar. Angela është inxhiniere elektrike me studime të magjistraturës në Energjitikë Elektrike (M.Sc) në Universitetin Teknik të Mynihut, ku po vazhdon edhe studimet e saj doktorale. Hulumtimi i saj është i fokusuar në transmetimin e energjisë elektrike përmes sistemeve me tension të lartë në Departamentin për Transmetim dhe Shpërndarje të Energjisë Elektrike në të njëjtin universitet. Ajo merr pjesë aktivisht në projekte ndërkombëtare dhe përfaqëson një zë të fortë të brezit të ri të inxhinierëve maqedonas që aplikojnë ekspertizën e tyre në Evropë.

 

Gjatë takimit, Bozhinovska dhe Popova ndanë ide për bashkëpunimin e mundshëm, rëndësinë e lidhjes me ekspertët tanë jashtë vendit dhe mënyrat se si ata mund të kontribuojnë për transferimin e njohurive, mbështetje konsultative dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim institucional dhe biznesor.

 

Ky takim shënon hapin e parë në iniciativën e Ministrisë për të krijuar një rrjet të zyrtarizuar të ekspertëve maqedonas në fushën e energjetikës dhe minierave, që do të shërbejë si bazë për bashkëpunim sistematik, shkëmbim informacioni dhe qasje në tendencat dhe teknologjitë më të reja në sektor.

 

"Përvoja me profesionistët tanë të talentuar jashtë vendit është thelbësore për forcimin e sektorit tonë energjetik dhe nxjerrjen e inovacioneve. Përmes bashkëpunimit me inxhinierët dhe profesionistët tanë të shquar, mund t'i shfrytëzojmë njohuritë dhe insightet e tyre për përmirësimin e strategjive dhe qëllimeve tona për zhvillimin në Maqedoni", theksoi ministrja Bozhinovska.

 

Ministria për Energjitikë, Miniera dhe Burime Minerale është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin e këtij rrjeti dhe hapjen e kanaleve për komunikim dhe bashkëpunim me profesionistët tanë jashtë vendit. Kjo platformë do të kontribuojë në zhvillimin më të shpejtë të sektorit, të bazuar në njohuri, inovacione dhe eksperienca globale.

 

Ftojmë të gjithë profesionistët maqedonas që jetojnë jashtë vendit dhe janë aktivë në fushën e energjetikës dhe minierave të kontaktojnë Ministrinë dhe të bëhen pjesë e këtij rrjeti.

 

Po ashtu, nëse njihni ndonjë ekspert të shquar – koleg, mik, profesor ose hulumtues – ju inkurajojmë të na dërgoni informacionin e tij (emri, institucioni, fusha e aktivitetit), dhe ne do të kujdesemi për të krijuar kontakt.

 

Informacionet e kontaktit dhe adresat zyrtare të Ministrisë janë të disponueshme në faqen tonë të internetit: www.ea.gov.mk.

 

 

Me respekt,

Ministria për Energjitikë, Miniera dhe Burime Minerale

Accessibility Menu