Ministrja për Energjitikë, Miniera dhe Minerale, Sanja Bozhinovska, u angazhua aktivisht në iniciativën rajonale Women on Boards Adria (WOBA), e cila ka për qëllim forcimin e udhëheqjes femërore në nivelet më të larta të vendimmarrjes – në bordet drejtuese, këshillat ekzekutivë dhe institucione kyçe.
Si ambasadore e WOBA për Maqedoninë, Bozhinovska mori pjesë në një takim pune me ambasadoret e tjera nga rajoni, ku u përqendrua në hapa praktikë për rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje – jo si një formalitet, por si një element esencial i udhëheqjes moderne. Ministrja përdori këtë platformë për të theksuar rëndësinë e grave në rolet drejtuese, në përputhje me qëllimet strategjike të Ministrisë për krijimin e një mjedisi ekonomik të drejtë dhe konkurrues.
“Barazia gjinore në udhëheqjen e institucioneve dhe kompanive nuk është thjesht një çështje e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë, por një kusht kyç për një qeverisje moderne, të përgjegjshme dhe përfshirëse. Si ministre, qëllimi im është të krijoj kushte ku gratë jo vetëm që do të kenë akses në pozitat vendimmarrëse, por do të njihen dhe vlerësohen për kontributin e tyre. Prandaj, mbështes çdo proces që hap dyert për më shumë gra në vendimmarrje,” theksoi Ministrja Bozhinovska.
Ajo shtoi se Ministria për Energjitikë është duke punuar aktivisht në politika që promovojnë mundësi të barabarta, veçanërisht në sektorë ku gratë janë tradicionalisht më pak të përfaqësuara, siç është energjetika. Brenda agjendës së WOBA-s, Ministrja mori pjesë gjithashtu në një ngjarje rrjetëzimi të dedikuar për udhëheqjen inspiruese, guximin dhe ndikimin, ku liderë nga rajoni diskutuan për mbështetjen rajonale për gratë në pozita kyçe dhe mjetet specifike që u duhen për të amplifikuar zërin e tyre në qeverisje.
Iniciativa Women on Boards Adria angazhohet për ndryshim sistemik përmes rrjetëzimit, bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me institucione dhe sektorin e biznesit dhe programeve mentorimi.
Ministria për Energjitikë, Miniera dhe Minerale është e angazhuar për krijimin e politikave dhe programeve që do të rrisin përfaqësimin e grave në proceset vendimmarrëse, duke kontribuar në konkurrueshmërinë ekonomike dhe kohezionin shoqëror. Pjesëmarrja e Ministres Bozhinovska në WOBA është vetëm një hap drejt realizimit të kësaj vizioni.
Me respekt,
Ministria për Energjitikë, Miniera dhe Minerale