Në margjinat e UNECE Resource Management Week 2026, ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, zhvilloi një seri takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara, institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertë nga sektori energjetik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në proceset e tranzicionit energjetik, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe integrimit rajonal.
Ministrja zhvilloi edhe një takim pune me Dmitry Mariyasin, zëvendëssekretar ekzekutiv i Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të UNECE-së, përshpejtimin e proceseve të tranzicionit të gjelbër, avancimin e kornizave rregullatore dhe mbështetjen e investimeve në projekte të qëndrueshme energjetike.
Në bisedime u theksua rëndësia e ndërlidhjes rajonale, integrimit të tregjeve energjetike dhe nevoja për një qasje të përbashkët në përballimin e sfidave të transformimit global energjetik.
Ministrja theksoi se Maqedonia mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj një roli aktiv në proceset ndërkombëtare, avancimit të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme me Kombet e Bashkuara dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.
Në fokus të aktiviteteve ishte edhe pjesëmarrja e ministres në panelin e nivelit të lartë “Social Engines of Sustainable Resource Management: Gender Equality, Intergenerational Justice, and why Extractive Legacies Matter”, së bashku me ekspertë të njohur ndërkombëtarë, ndër të cilët Cristina Marras, bashkëkryesuese e EGRM Women in Resource Management Working Group, Edoardo Ghirelli, themelues i Green Mining Italia dhe ekspert për minierë të qëndrueshme dhe inkluzive, si dhe moderatori Dario Liguti, drejtor i Departamentit për energji, banim dhe menaxhim të tokës pranë UNECE-së.
Në kuadër të panelit u hapën tema kyçe që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, ku u theksua se tranzicioni energjetik duhet të jetë inkluziv, i drejtë dhe i orientuar drejt njerëzve.
Me këtë vizitë dhe pjesëmarrje, edhe një herë konfirmohet përkushtimi i vazhdueshëm i shtetit për një tranzicion energjetik inkluziv, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pozicionimin aktiv në rrjedhat globale energjetike.
Me respekt,
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale